Pas skandalit të publikuar në BOOM, kërkohet tërheqja nga tregu i qumështit me aflatoksinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me skandalin e qumështit me aflatoksinë në treg të denoncuar gjatë dy ditëve të fundit nga emisioni investigativ BOOM që transmetohet në Ora News.

Peleshi pranon se referuar analizave, vlerat kanë dalë lart atyre që janë të lejuara në BE dhe shumë larg vlerave të lejuara në SHBA. Megjithatë ai thekson se kontrolli duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Për mikrofonin e emisionit BOOM Peleshi paralajmëron në mënyrë të prerë kompanitë prodhuese që të tërheqin nga tregu qumështin e dëmshëm për shëndetin ndërsa thotë se do të ketë penalizime të ashpra ndaj abuzuesve.

Niko Peleshi: Shfrytëzoj këtë hapësirë që më krijoni për ti thënë të gjithë prodhuesve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, nëse nuk duan të penalizohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit të mos guxojnë të përdorin ato që nuk lejohen dhe të tërheqin nga supermarketet apo minimarketet nëse ka shpërndarë produkte që nuk janë konform standardit.

Por sa është norma e lejuar për qumështin dhe produktet e tij në vendin tonë?

Niko Peleshi: Sa herë që ka raste të tilla veprojmë sipas protokollit. Bllokohet sasia e ushqimit që shkakton aflatoksinën, sasia e qumështit që gjendet me aflaktosinë nuk lejohet të tregtohet. Nëse ka dalë në treg tërhiqet nga tregu.

Duhet të kemi kujdes se bëhet fjalë për perceptim të opinionit publik. Nëse thuhet se filan kompani ka probleme me qumështin perceptohet sikur ka probleme të vazhdueshme me qumështin,  ndërkohë që ai problem mund të shfaqet në një moment të caktuar dhe me një sasi të kufizuar e cila është sot por jo nesër.

Norma e aflatoksinës që ne kemi adaptuar si Shqipëri është ajo e BE-së. Në fakt pak e ekzagjeruar, sepse ato që keni konstatuar ju janë 006-008, diçka më poshtë se standardi europian por shumë  më poshtë se standardi amerikan. Bëhet fjalë për një alert për të cilën unë ju falenderoj sepse për ne bëhet aleat.

Ne dy puntata BOOM ka raportuar se dy raste te qumështit me përmbajtje të lartë aflaktosnine mbi normat e BE-se 

Pjesë e investigimit janë dhe përgjigjet nga ISUV ku rezultoi se mostrat kanë aflatoksinë mbi normën e lejuar 0.05.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com