Pastrimi i zonave turistike – Ekonomi në Llogara: Pastërtia, element kyç për një turizëm cilësor

Nisma e korpusit vullnetar për të pastruar të gjitha plazhet dhe parqet natyrore te vendit ka startuar edhe në zonën e Llogarasë.

Aksionit iu bashkua këtë herë edhe ministrja e Milva Ekonomi, e cila tha se turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje vitet e fundit, por ajo vetëm duhet të promovohet por duhen plotësuar dhe kushtet e pritjes, ku pastërtia mban peshën kryesore.

EkonomiQë ne të lëmë mbresë të mirë tek vizitorët, pa dyshim që disa gjëra janë shumë të rëndësishme dhe një nga këto pa dyshim për turistin është pastërtia. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ju bashkua nismave evropiane për të bërë sensibilizim për plazhin e pastër dhe pastaj mbështeti iniciativat e shoqërisë civile për të pastruar plazhet.

Turizmi në Shqipëri ka shënuar një bum për ekonominë e vendit, duke kontribuar me 7% të Prodhimit të brendshëm bruto.

Por për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori si reklama më e mirë që mund të bëhet për vendin.

Prej disa javësh korpusi vullnetarëve ka filluar aksionet për të pastruar plazhet në vendin tonë dhe sezoni turistik e gjeti vendin tonë, me plazhe të gatshme më të pastra.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com