PD në mbledhjen e KQZ, RTV Ora zbardh debatin mes Denar Bibes e Njazi Kosovrastit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ka debatuar me nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba në seancën e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë debatit Biba i tha se i dukej e tepruar intensiteti i pyetjeve nga përfaqësuesi ligjor i PD-së për faktin që ky subjekt zgjedhor nuk është registruar në zgjedhje.

Kosovrasti në kundërpërgjigje i tha se nuk kishte punë ai dhe se pjesëmarrjen e tij në mbledhjet e KQZ ia lejojnte Kodi Zgjedhor.

Denar Biba: Intensiteti i pyetjeve më duket pak e tepruar. Duke mos qenë subjekt zgjedhor, me mirëdashje. 

Njazi Kosovrasti: Nuk kam lidhje me mirëdashjen, kam lidhje me Kodin Zgjedhor. Nëse ky instensitet është në kundërshtim me Kodin atëherë.  

Denar Biba: Vlerësoj se duke mos qenë subjekt zgjedhor.

Njazi Kosovrasti: Merrni vendimin që PD të marrë pjesë në zgjedhje, ose të marrë pjesë e të mos flasë.

Denar Biba: Jeni subjekt zgjedhor, jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit

Njazi Kosovrasti: Jo, e çdo të thotë kjo. Por kam një nen. Unë jam parti parlamentare dhe si e tillë më takon të marr pjesë në KQZ dhe meqë ju dëshironi po ju citoj Kodin Zgjedhor.

Denar Biba: E njoh ligjin nuk keni pse të ma lexoni. PD ka një marrëdhënie të shkëputur nga parlamenti aktualisht është fakt i njohur publikisht

Njazi Kosovrasti: Cfarë pune keni ju. Padiskutim që jemi parti parlamentare dhe kuptimi i partisë parlamentare përcaktohet nga rezultati i zgjedheve të radhës

Denar Biba: Po, por ju ato mandate i keni dorëzuar 

Njazi Kosovrasti: Bëni detyrën zoti Biba si anëtar i KQZ mos u merr me probleme të politikës.  

Denar Biba: Unë qëndrova tek elementi i pastër administrativ i ndërhyrjes së vazhdueshme

Njazi Kosovrasti: Problemin e intensitetit, e vendosi ju masën e ndërhyrjeve të mia?

Denar Biba: Ju lutem qëndroni ligjin.

Njazi Kosovrasti: Unë i qëndroj ligjit jo preferencave tuaja.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com