PD: Rama favorizoi kompanitë e basteve të Agron Xhafës, dhjetëfishoi fitimet

Partia Demokratike vijon akuzat se qeveria Rama ka favorizuar kompanitë e basteve të zotuara, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti Enkelejd Alibeja denoncoi nga selia e PD-së”: “kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. “

PD publikon dhe një grafikë

Enkelejd Alibeaj: “Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.”

(Ne foto: Grafika e publikuar nga PD)

Sipas Alibeajt “është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve”

Lexo me shume: “Ruleta” politike me lojërat e fatit në Shqipëri

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com