Pediatrja: Çfarë duhet të përmbajë dieta ushqimore për fëmijët

Pas shumë polemikave të krijuara nga një pjesë e prindërve në kryeqytet për menynë e re në çerdhe, mjekët pediatër sqarojnë se çfarë duhet të përmbajë një dietë ushqimore për të rritur fëmijë të shëndetshëm. Pediatrja Mimoza Çabiri, shpjegon si duhet të nis ushqyerja e fëmijëve pas muajit të 6-të, kohë kur ata mund të pranohen edhe në çerdhe.

Mimoza Çabiri: “Zakonisht fillohet me një mualebi ose pure patate. Pas puresë së patates, çdo 4-5 ditë shtohet një zarzavat i ri dhe fëmija quhet i ushqyer në qoftë se në një vakt mer sa më shumë zarzavate. Ndërsa lëngun e mishit bashkë me mishin e fillojmë në muajin e 8-të dhe rekomandojmë dy herë në javë mish të kuq, dy herë mish pule dhe dy herë peshk. Vezën e fillojmë mbi 1 vjeç, dy herë në javë, jo më shumë për shkak të kolesterolit që ka” 

Pediatrja rekomandon që supa e cila duhet të jetë me një shumëllojshmëri perimesh, të gatuhet me vaj ullir, por për fëmijët para moshës 1-vjeçare është i rëndësishëm edhe përdorimi i gjalpit të freksët.

Mimoza Çabiri: “Suprat e zarzavateve zakonisht bëhen me vaj ulliri, një ditë me vaj ulliri një ditë me gjalp. Gjalpi është gabim që nuk përdoret 6 muaj deri në 1 vjeç sepse ndikon në zhvillimin e trurit. Ne i këshillojmë nënat që një ditë të përdorin një lugë kafe vaj ulliri, një ditë tjetër do përdorin një lugë kafe gjalp i freskët. Ne fusim në supë thjerrëzën, bizelen, fasulen, nga të gjitha zarzavatet nga pak por të shumëllojshme, sa më shumë ngjyra sa më shumë shumëllojshmëri”

Çabiri pohon se në ushqimin e fëmijëve nuk duhet të mungojnë drithërat, veçanërisht orizi dhe makaronat.

Mimoza Çabiri: “Fëmija, të gjitha llojet e drithërave mund ti mari, por i rëndësishëm është mielli i grurit dhe mielli i orizit, domethwnw makaronat dhe orizi që duhet ti mari një ditë po një ditë jo, sepse edhe miellrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës përveç qumështit, kosit, dhjathit, mishrave dhe vezës”

Sa i takon frutave, pediatrja rekomandon që ato të përdoren dy herë në ditë, kryesisht në formën e lëngjeve. Në piramidën ushqimore të OBSH për fëmijët domoniojnë zarzavatet, proteinat që mund të merren nga mishi, veza dhe familja e legumeve ku bëjnë pjesë fasulet, thjerrëzat etj., ndërsa karbohidratet janë në më të reduktuara. Një raport i fundit i OBSH tregon se prevalenca e obezitet po rritet frikshëm edhe në Shqipëri. Kjo prevalencë është përllogaritur të jetë 17.6%, ndërkohë që statistikat tregojnë një përhapje të mbipeshës edhe te fëmijët. Sipas OBSH, në vitin 2016, në mbarë botën mbi 340 mln fëmijë nga mosha 5 deri në 18 vjeç ishin mbipeshë dhe obezë.

Nga: Jonida Tashi

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com