Peleshi: Parku i fëmijëve në Tiranë po has në një rezistencë të pamerituar

Parku i fëmijëve në liqenin e Tiranës po has në një rezistencë të pamerituar.

Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Niko Peleshi, nga qyteti i Korçës ku ka prezantuar projektin “Qyteti i Fëmijëve”

Peleshi: I uroj kryetarit të bashkisë së Tiranës të bëjë realitet idetë e veta të cilat po hasin në një rezistencë të pamerituar për fëmijët, për të ndërtuar hapësira në park, kështu si ne në Korçë sëbashku me Sotiraq Filo e bëmë të mundur në 2 vitet e fundit të ndërtojmë, në parkun e Tiranës dhe në cdo lagje ashtu sic ai po punon çdo ditë.

Peleshi ka prezantuar programin kombëtar “Qyteti i Fëmijëve”, ku në Korçë ka filluar edhe ndërtimi i një qendre multifunksionale dedikuar fëmijëve.Në fjalën e tij, zv/kryeministri, Niko Peleshi tha se fëmijët shqiptarë tashmë nuk do të kenë më dallim nga fëmijët europianë.

Peleshi: E kemi në dorë që të fillojmë një program që e kemi quajtur “Qytetet e Fëmijëve”. Këto janë ishujt e fëmijëve. Të ndërtojmë disa ishuj vizivë, e kam fjalën për shtëpizat e fëmijëve që bashkia e Korçës ka vendosur ta vendosë te ish-palestra me harqe. Nuk është rastësi që kemi zgjedhur një projekt modern.

Po ashtu, Peleshi tha se paralelisht me këtë projekt po ecet edhe në Berat.

Peleshi: Paralelisht po ecim edhe në Berat, po punohet për një projekt edhe në Berat. Ku një fëmijë shqiptar nuk do të ketë dallim nga një fëmijë europian.

 

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com