“Për të qarë e për të qeshur” hallet e policisë në plazhet tona: U duhet të merren dhe me lopën e petllat

Policia tregon hallet me të cilat duhet të merret në sezonin turistik.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga çelja e sezonit turistik Ora News sjell shqetësimin e bërë publik nga Shef i stacionit policor Velipoje, Behar Hyka.

Lexojeni dhe do kuptoni se shprehja popullore “Hip se të vravra, zbrit se të vrava” përkufizon më së miri situatën në të cilën ndodhen uniformat blu. U duhet të përballen me krimin kur rrugët nuk kanë ndriçim. U duhet të parandalojnë aksidentet kur s’ka rrugë, apo në ato akse që morën jetë njerëzish nuk është marrë asnjë masë.

U duhet të shpëtojnë jetë njerëzish kur nuk ka lokal që nuk ka një bombol gazi një tonëshe, (Rasti i Velipojes) apo kur lejohen të vihen komplekse lojrash të mëdha por askush nuk ushtron asnjë kontroll teknik.

U duhet të sigurojnë rendin, sigurinë dhe qetësinë pushuesve, por në sallën operative telefoni bie edhe për muzikën, lopën, kalin, apo petllat përgjatë vijës bregdetare

Jemi të sigurtë se këto probleme nuk janë vetëm në Velipojë, por në të gjitha plazhet tona. Nuk duam të mbajmë anën e uniformave blu, por secili institucion të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë detyrën që i ka caktuar ligji, me qëllim që të kemi një sezon turistik të mirë dhe jo zhgënjyes për turistët tanë, qoftë vendas apo të huaj.

Çdokush duhet të bëjë detyrën që i takon.

Fjala e shefit të stacionit policor Velipoje, Behar Hyka 

S’ka rruge as ndricim

” Kemi shumë mungesa të tabelave rrugore, nga qendra e Velipojës deri tek kanali në Vilu, në fund. Aty janë marrë disa jetë njerëzish. Kanë vendosur disa goma,por nuk kanë marrë masa përfundimtare për tabela, apo plotësuar me asfalt apo inerte. 

Është jashtë standardit. Rruga dy km nuk ka asnjë tabelë. E shoh shumë problematike. Përveç kësaj rruga ka një valëzim sepse është ndërhyrë në një kanal, gjithashtu është ndërhyrë për të bërë një trotuar por është lënë gropë e hapur dhe nuk është prekur me dorë. Nuk e di pse dhe si funksionon.

Nuk kemi drita në asnjë rrugicë. Kush ka pasur një shok ka ndricuar dy rrugica pjesa tjetër është totalisht jashtë kontrollit. Nuk ka drita fare edhe gjatë sezonit.


Muzika në për lokale


Një qytetar do muzikën dhe bën kallëzim pse ma mbyll një tjetër nuk e do muzikën dhe thotë pse e lë. Më merr telefon deri tek kryeministri dhe unë jam penalizuar. Dhe e shoh se nëse ju nuk merrni masa do më digjni dhe këtë vit.
Policia bashkiake është shumë problem. Tani që ka nisur përgatitjet çdo njeri thotë e kam pasur unë 20 vjet plazhin nuk futet njeri dhe bashkia e lë 5 ditë dhe vijnë aq shumë njerëz për të ndarë plazhin sa nuk përballohet. Bashkia duhej ta kishte përgatitur më përpara dhe konfliktet të mos grumbullohen në një moment të caktuar. Është çdo gjë me datë 1.


Leja për lodrat që janë në qendër të Velipojës


Është çudia më e madhe në botë, është për Guinnes. Është dhënë leje nga bashkia ku thuhet: Të priten pemët dhe të zëvendësohen në shtator.Është turp, skandal. Pritet pema se do të vërë lodrën dikush.


Kjo problematikë sivjet të zgjidhet, të mos bëhet si vjet.


Ato të kontrollit teknik të lodrave të vijnë të bëjnë kontrollin të marrin masa sepse është shumë problem


Vjet ka qenë problem dhe puna e kafshëve.

Vjet më mori salla operative për një kalë, që njerëzit bënin fotografi. Tani policia merret me kuaj, merret me lopë, është bllokuar një kanal i ujrave të zeza merret policia. Mua më duket e çuditshme.
Duhet megafona për lajmërimin e njerëzve kur humbin fëmijët, Nuk kemi një megafon. Humb një fëmijë, marr unë 10 policë i bie të gjithë plazhit për të gjetur se kujt i takon ky fëmijë. Të paktën dy megafonë të gjejnë prefektura, apo kush ka mundësi. Është turp të mos kesh megafonë.

Lidhur me zjarrfikëset. Ata nuk kanë faj.

Nuk ka lokal që nuk ka një bombol gazi një tonëshe. Ai ka qenë fati i madh se kam qenë aty nga momenti i parë, deri në momentin e fundit, janë dashur 6 orë për të mbyllur gazin. Përvecse ndodhi ngjarja ekspertët nuk erdhën të marrin masa sepse këtu ka dhe pika gazi pa licencë dhe askush nuk është interesuar fare, fare

I kam vënë dhe në dijeni vjet por asnjë lloj mase nuk është marrë. Nëse ne nuk ngremë grupe pune nuk bëjmë asnjë lloj pune

Janë dhe disa subjekte që shesin e bëjnë petlla me ca karroca të vogla e bombola gazi. Njerëzit marrin në polici dhe luten për ti larguar.

Nëse nuk vijnë institucionet që janë përkatëse policia nuk mund merret me petllat.

 Nuk mund të merrem unë me gaz e petlla. 

Apo me kalin se bën fotografi dikush. Vjen lopa midis plazhit, thërrasin policinë. Është kulmi. Policia shoqëron personin me kalë në stacionin e policisë. Është kulmi! Cdo kush të bëjë detyrën e vet. Të mos ketë megafon policia për të lajmëruar njerëzit se kujt është ky fëmijë?!

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com