Përballja e vitit, Shameti: Finale për ne, maksimumin për titullin

Tifozët e Kukësit në mbështetje të plotë të skuadrës

Kukësi është më pranë se asnjëherë realizmit të një ëndrre shumë vjeçare, titullit kampion. Skuadra blu ka një sfidë tejet të vështirë dhe vendimtare kundër Skënderbeut. Një fitore eventuale ndaj korçarëve do ti dhuronte triumfin historik klubit veri-lindor. Në prag të këtij dueli skuadra është pritur me ovacione nga tifozët gjatë udhëtimit drejt qyteti të Kukësit . Një prej elmentëve më të rëndësishëm të ekipit blu Ylli Shameti shprehet se ka  ardhur momenti që Kukësi ta shijoj madhështinë e trofeut kryesor në Shqipëri.

Mbështetja e tifozëve vendas do të jetë maksimale në këtë duel që do të përcaktojw në një përqindje të lartë fituesin e këtij edicioni.

Ajo që mund të cilësohet si sfida e vitit mes Kukësit dhe Skënderbeut do të zhvillohet të shtunën në orën 17 : 30 .

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com