Përfitimet e shtirjes së lumturisë

Një person i qeshur krijon harmoni rreth vetes. Qetësia dhe mirësiellja rrisin ndjenjat pozitive dhe krijojnë një atmosferë relaksuese.

Me të njëjtën mekanizëm vepron edhe e kundërta. Nëse jeni të ngrysur gjithmonë, trasmetoni pasiguri dhe negativitet përreth.

Nga trupi në mendje – Buzëqeshja vë në lëvizje një sërë reagimesh si nga muskujt dhe nga neuronet. Endorfina qarkullon në organizëm dhe rrit ndjenjën e mirëqënies. Për këtë është shumë e rëndësishme të qeshësh dhe të buzëqeshësh.

Pengesat – Kur të ndodhin gjëra të papritura, si për shembull shkon me vonesë në punë, të prishet makina, apo diçka tjetër, sigurisht që është një situatë që të acaron. Mundohu që në raste të tilla ta shohësh situatën ndryshe duke u fokusuar në zgjidhjet alternative.

Mendo ndryshe – Të jesh i lumtur nuk është një kusht vetëm për personat optimist. Lumturia është një sjellje që ne mund të zgjedhim ta kultivojmë përditë. Ka momente kur shtyn diçka, nuk do të thotë se i shmangesh, por merr më shumë kohë.

 Elasticiteti dhe shpejtësia – Të ndryshosh programin sipas situatave të reja është një çështje stërvitjeje. Duke ushtruar elasticetin dhe shpejtësinë do të mësojmë të përgjigjemi në një situatë të caktuar duke gjetur zgjidhjen e përshtatshme. Të papriturat nuk do të kenë në fund, por ama do të keni mësuar si t’i menaxhoni.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com