Përmbytjet në Shkodër, bashkia: “Qeveria është treguar dorështrënguar”

Përballimi i fatkeqësive natyrore nga bashkitë është një mision thuajse i pamundur për shkak të fondeve të pakta që qeveria alokon në drejtim të tyre. Kjo problematikë që pas reformës territoriale është bërë më e ndjeshme, pasi është rritur territori i administrimit, por jo paratë që i adresohen përmbytjeve apo zjarreve. Numri dy i bashkisë Shkoder dha këtë përgjigje në formë reagimi ndaj ministres Olta Xhaçka që kritikoi bashkitë për formën e menaxhimit të emergjencave.

Arben Gjuraj“Fonde të pamjaftueshme ka dërguar që në hapat e parë, le të themi, pas reformës territoriale për të mbuluar të gjitha kompetencat e reja që u ka dërguar qeverisjeve vendore”

Shmangia e përmbytjeve bëhet vetëm përmes investimeve konkrete si argjinatura, kanale kulluese etj. Për numrin dy të bashkisë Shkoder qeveria në këtë drejtim është treguar dorështërnguar.

Arben Gjuraj: “Qeveria duhet ta dijë mirë se janë të gjitha përgjegjësitë e saj, qoftë edhe kompetencat që ka dërguar, sepse i ka dhënë ato kompetenca me premtimin se do të të mbështes.”

Por përmbytjet nuk janë një fenomen vetëm shqiptar por rajonal. Edhe Kosova përballet me të tilla shqetesime thonë zyrtarë të shtetit atje.

Shpend Agaj“Janë mbi 150 mijë banorë të rrezikuar dhe mbi 25 mijë hektarë tokë.”

Deklaratat u bënë gjatë mbajtjes së punimeve të një konference rajonale dy ditore mbi masat antipërmbytje që bëri bashkë ekspertë dhe zyrtarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com