Pezullohen dy policë në Elbasan, i dhanë pasaportë personit në kërkim

Dy efektivë policie në Elbasan janë pezulluar nga detyra për akuzën e shpërdorimit të detyrës

Ata akuzohen se lejuan pajisjen me pasaportë të  një shtetasi në kërkim.

Hetimi disa mujor çoi më pas në pezullimin e punonjësit e Policisë Inspektor F.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh.

“Nga hetimet rezultoi se nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 243 i Kodit Procedurës Penale.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com