Polici bëhet i famshëm brenda pak orëve pas fotos me pitonin gjigand

Një fotografi e një oficeri të policisë australiane me një piton ka tërhequr një reagim të madh në mediat sociale.

Oficeri dhe partneri i tij ishin duke patrulluar natën në pjesën veriore të Queensland, kur ata panë pitonin “përbindësh” në rrugë, tha policia.

Meqense patën mundësinë t’i afroheshin oficerët deshën edhe foto me zvarranikun.

“Mund të themi me të drejtë se gjarpri ishte mbi pesë metra i gjatë, por jo lloji i zvarranikut që të duhet të marrësh masa mbrojtje” tha polici për BBC.

Polici i Queensland ndau fotografinë, në të gjithë llogaritë e mediave të tij sociale.

Ai tha se kishte marrë më shumë se dy milion klikime dhe 10,000 komente.

“Ne nuk bëhemi të mërzitshëm”, shkruan në postim.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë ju pret në një turn të vetëm”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com