Policia Bashkiake i prish biznesin një 25-vjeçari, reagon i riu: Nuk e di se ku do të më punësosh zoti Veliaj !

Policia bashkiake prish biznesin pa asnjë vendim dhe në mënyrë selektive

Një biznes i vogël në zonën e ish-bllokut është prishur në mënyrë selektive nga Policia Bashkiake e Tiranës. Channel One filmoi pamjet e aksionit që bllokoi trafikun për më shumë se 1 orë. Administratori i këtij biznesi Auron Basha denoncon se prej 10 ditësh është përballur me presion psikologjik dhe financiar nga Policia Bashkiake e cila drejtohet nga Ermal Kapllani.
Dhe kjo sipas tij, ka një qëllim të vetëm :

Auron Basha: Një person që e ka shtëpinë në katin e dytë quhet Erinda Toska dhe punon në Ministrinë e Jashtme. Kjo vajzë ka njohje miqësie dhe të drejtë për drejtë me zotin Ermal Kaplllani. Dhe ka bërë çdo gjë që ky lokal të prishet dhe dëmtohet. Këta zotërinjtë e policisë bashkiake vetëm vijnë dhe shkatërrojnë, më bëjnë presion gjatë gjithë kohës. Vjen këtu dhe ka marrë një vendim selektiv për prishjen e këtij ambient. Kanë gjatë gjithë kohës që më terrorizojnë, më bëjnë dhunë verbale ndaj meje. Policia Bashkiake nuk ka ardhur me asnjë vendim që të thotë se ky biznes duhet prishur dhe po të shikoni rreth e përqark ka shumë lokale të tjerë që kanë të njëjtën hapësirë publike me lokalin tonë ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.

Administratori i lokalit deklaron se ka ardhur nga Finlanda për të investuar në Shqipëri ku ka hedhur të gjitha kursimet në emigrim në këtë biznes të vogël. Ai ka paguar çdo muaj taksat dhe detyrimet për të shfrytëzuar këtë hapësirë publike.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake i cili po ndiqte prishjen e lokalit, refuzoi të japë një shpjegim nëse kishte një vendim për këtë aksion dhe pse po bëhej në mënyrë selektive.
Administratori i lokalit Auron Basha deklaron se për këtë çështje ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i ka kthyer një përgjigje.

Auron Basha: I kujtojmë zotit Veliaj se ka një trotuar rreth 4 metra dhe unë nuk zë asnjë hapësirë publike. Në 95 % të ndërtesave përfshirë edhe shkollën 8-vjeçare “11 Janari” është në të njëjtin drejtim me lokalin tim, dhe kjo pjesa që po prishet thjesht do të krijojë një xhep. Përgjigja e zotit Veliaj ishte : “Miku im se çpo shoh, drejtori (Kapllani) ka bërë detyrën pasi ke rrethuar dhe ndëtuar mbi një trotuar një ngrehinë pa leje.

Ndërkohë edhe policia e shtetit ka ndërhyrë duke shoqëruar me dhunë fizike në komisariat vëllain e administratorit të këtij biznesi të vogël. Pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit, tregojnë sesi një numër i madh i punonjësve të policisë tërheqin me dhunë, duke krijuar një skenë sikur personi në fjalë ishte një i shumëkërkuar.

Rezultati i këtij aksioni krijoi edhe një dramë sociale.

Auron Basha: Unë jam një i ri 25-vjeçar, nuk e di se ku do të më punësosh tani zoti Veliaj ?

One Comment;

  1. eduard mullaraj said:

    keto prishje duken shume qarte se behen ne kundershtim me ligjin , pasi duke qene se dhe ligjet nuk jane te qarta , precize , perdoren nga keta drejtues , ne kete menyre kaq barbare , duke mos llogaritur aspak ndeshkimin qe mund tju vij nga zbatimi i ligjit , per kete kerkohet nje ndeshkim ligjor i drejtuesve te ketij institucioni , duke kerkuar nepermjet organeve te drejtesise. Per kete ju keshilloj qe ti drejtoheni gjykates administrative , duke pajtuar nje studio ligjore avokatie

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com