Policia prangos 10-vjeçarin e paarmatosur

Policia e Çikagos  raporton se po hetojnë një incident ku oficerët e policisë kanë prangosur një djalë 10-vjeçar me ngjyrë, duke bërë që ai të urinojë veten dhe të qante.

Momenti është filmuar dhe shikohet 10-vjeçari i frikësuar, i identifikuar si Michael Thomas Jr, që prangoset nga policia.

Oficerët thonë se kishin marrë një telefonatë ku i raportohej se një djalë i ri, që përputhej me përshkrimin e Michael, po ecte me armë në dorë.

Atyre iu ishte thënë që një djalë me ngjyrë 12-vjeç kishte armë. “Por në atë vend kishte rreth 5 djem të gjithë të veshur me bluze blu,”-tha xhaxhai i  Michael, Victor.

Gjyshja e Michael dëgjohet në video duke i thënë policisë se 10-vjeçari ishte i paarmatosur.

“Ju e shihni që ai nuk ka armë,”-thotë ajo. “Hiqjani prangat.”

Përfaqësuesi i Policisë së Çikagos Eddie Johnson mbështeti zyrtarët e tij dhe veprimet e tyre të mërkurën, por tha gjithashtu se mund të kuptojë traumën emocionale që nëna dhe gjyshja e Michael duhet të kenë ndjerë gjatë incidentit.

Johnson vuri në dukje se departamenti i policisë po hetonte incidentin në rast se kishte ndonjë keqkuptim.

Njerëzit e pranishëm gjatë prangosjes thonë se policia ia ka hequr prangat pas 5 minutash.

Para se t’ia hiqnin prangat, një oficer u dëgjua në video duke shpjeguar se ata kishin prangosur 10-vjeçarin në mënyrë që të mos mund të largohej, për shkak se ai kishte ikur kur policët erdhën në vendin e ngjarjes.

Kjo ka shkaktuar reagime  tek njerëzit që kanë dënuar ashpër prangosjen e 10-vjeçarit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com