Pretenca/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për Klemend Balilin

Pas 3 seancave të dështuara Prokuroria ka dhënë pretencën për Klement Balilin. Në total u kërkua 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Prokurori Ened Nakuçi, tha se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh.

Kështu, Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen fajtor të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg.

Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .

Konfiskim pasurisë-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com