Pritet tjetër rritje e karburanteve për shkak të taksës të rilicencimit

Çmimi i karburanteve do të rrite me 10 lekë si pasojë e taksës së rilicensimit të pikave të karburanteve.

Të kontaktuar me telefon nga Ora News Shoqata e Hidrokarbureve shpjegon se kostot e rritjes së kësaj takse tashmë do t’i paguajnë qytetarët. Një pikë e tregtimit të karburanteve në kryeqytet në bazë të vendimit të ri të qeverisë duhet të paguajë 3 milionë lekë ndërsa në rrethe 1 milion lekë.

Aktulisht një litër naftë në pikat e karburantit është 168 lekë dhe me rritjen e re që pritet të aplikohet çmimi do të shkojë 178 lekë duke i rënduar në këtë mënyrë më shumë xhepave të qytetarëve. Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, taksat e larta të vendosura janë arsyeja e çmimit të shtrenjtë që paguajmë për naftën dhe benzinën.

Ndërkohë që ulja e çmimit në tregjet botërore nuk mund të reflektohet pasi pjesa e taksave është fikse dhe zë 60 % të çmimit përfundimtar.

Ndërkohë që prej një muaji bashkia e Tiranës ka nisur një aksion në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve për të mbledhur taksën e licencimit.

Nga kontrollet e ushtruara janë gjetur 72 objekte me shkelje aktiviteti i të cilave është bllokuar. Nga këto 64 kanë bërë pagesën dhe kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të ushtruar aktivitetin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com