Protesta e PD – Berisha: Rama më parë vret veten se ikën, uroj t’i vijë mendja në kohë

Ish-kryeministri Sali Berisha inkurajoi mbështetësit e opozitës të vijojnë qëndresën për votën e lirë.

Duke folur nga çadra e protestës, ai shrehu bindjen se kryeministri Edi Rama më parë vetëvritet sesa lë karrigen e pushtetit.

Por Berisha e këshilloi Ramën të reflektojë në kohë.

Berisha: Beteja është e ashpër. Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Tentativa ai ka patur jo njëherë gjatë jetës. Për të ikur nuk ikën, për të dëgjuar zërin tonë nuk e dëgjon. Por unë e garantoj se do ta bëjmë të dëgjojë zërin tonë.E garantoj se do ta dëgjojë, por më mirë ta dëgjojë me kohë sesa atëherë kur t’ia presë vetes ty tëmthat. Uroj ti vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër vetëm votën e lirë. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë europiane, Shqipërinë e stabilitetit, për zhvillimin, të ardhmen e Shqipërisë.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të vazhdojmë këtë rrugë.Askush më shumë se ne nuk do stabilitetin.Shqiptarët shëtisin sot si hebrenjtë në shkretëtirë. Ky mision është për të gjithë Shqipërinë.E kuptoj mirë se ja njoh psikologjinë, e gënjen mendja se do mund të na e rrëmbejë votën, lirinë. Të gjitha këto do ti paguash aq shtrenjtë por do jetë vonë se do ti kesh rënë vetes në dy tëmthat, e vret veten ai. Pyesni në spitale dhe dihet ajo punë. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, beteja është e shenjtë. Edi Rama shporru, qërohu, largohu!

Berisha hoqi paralele me Shqipërinë e vitit ‘90, kur tha se sot gjendemi sërish përballë dy botëve.

Berisha: Duke shikuar anash më erdhi në mendje viti ’90 kur këto ishin pallatet e krimit dhe ne ishim në rrugë e luftonim për Shqipërinë tjetër, Shqipërinë e lirive dhe votës së lirë. Sot përsëri kemi dy botë, ata që me sakrifica të jashtëzakonshme po lajnë këtë shesh me ideaLet e tyre për vete dhe të ardhmen e fëmijëve. Përballë përsëri pallatet e krimit, drogës, dhunimit të votës.

Ish-kryeministri tha se Shqipëria që do Rama është Shqipëria e karriges së tij, i kapur nga krimi dhe droga.

Berisha: Edi Rama këto ditë i braktisur totalisht nga shqiptarët ka dalë me moton “Shqipëria e karriges sime”. Ajo që ai shkruan pas shpinës së tij “Shqipëria që duam” është Shqipëria që do ai. Para se tu thotë shqiptarëve mirëmëngjes, ai lëshon një gënjeshtër. Mashtron, mashtron dhe vetëm mashtron. Dje po inaguronte një spital që 4 vjet më parë e ka inaguruar Ilir Meta, para ca kohësh u bë gati të inaguronte tunelin e  Elbasanit. Mania e gënjeshtarit të humb mendjen. Premtoi 300 mijë vende pune, mashtron duke thënë se ka krijuar 230 mijë vende pune. BB deklaron se gjithë rajoni 235 mijë vende pune nga 2010.

Për Ramën kanë rëndë mashtrimet që lëshon në treg dhe që ai mendon se shqiptarët e besojnë. Premtoi autostrada, korridorin blu, korridorin veri-jug paçka nuk ka përfunduar dot 1 km rrugë. Se Shqiëpria e karriges është Shqipëria që ai e vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Ne nuk e duam këtë Shqipërië, duam Shqipërinë e votës së lirë.Edi Rama për karrigen e tij, krimin e ka nder, lavdi, shtyllë kryesore të pushtetit. Me krimin emëron rektorët, i thotë kryetarit të opozitës mbylle gojën se të heq kokën, me krimin vjedh kasafortat e shtetit. Shqipëria e votës së lirë është rruga për Shqipërinë europiane. Rama do Shqipërinë e drogës. Qëndrojmë të palëkundur në Shqipërinë e votës së lirë. Nuk do bëjmë kurrë kompromis me drogën, se me një akt të tillë ne kthejmë krimin në të ardhmen e shqiptarëve.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com