PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës me 10 ditë nga Kuvendi

Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të PD, Flamur Noka.

Deputeti Noka u  përjashtua nga seanca e sotme, pasi bllokoi foltoren duke mos  lejuar deputetin Shezai Rrokaj fliste.

Noka kërkoi fjalën për procedurë, për të shprehur shqetësimin se kryeministri Edi Rama fyeu deputetin Berisha.

Ndërkohë PD-LSI -PR u bënë bashkë për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com