Ralf Gjoni pranon mandatin e deputetit

Ralf Gjoni ka pranuar mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.

Gjoni i cili është në listën zgjedhore të LSI-së, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Në seancë e radhës, KQZ do të shqyrtojë formularin e tij, për t’i dhënë më tej zyrtarisht mandatin e deputetit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com