Rama Live: Të përjashtohet deputeti i Kurbinit, shantazhoi, dha deklarata pocaqi

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ashpër deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani një ditë pas kritikave që ku i fundit bëri ndaj policisë.

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS, mesditën e sotme, Rama tha se Gjetani ka bërë presione për vende pune.

Edi Rama: “Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur, deputeti i Kurbinit i cili duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që, nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveçse ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo kë  ka mundur, për të marrë vende pune dhe që kërkonte ekskluzivitet edhe për të vënë shefa policie në Kurbin dhe pastaj del atje dhe bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin.
 Ai nuk mund të jetë deputet i PS.
 Dhe ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetëve që të ndajnë një herë e mirë historinë nga fundja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz.  Sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka që janë futur me mbështetje farefisnore dhe të mënyrave të ndryshme nuk i marin ata që ndërhyrjnë por PS. E kushnuk e ka kuptuar se nëse je deputeti i PS-së është nder i madh, nuk ka vend në grupin PS. Ne nuk jemi histori numrash por histori për Shqipëri që duam. 
Nëse pushteti ynë është pushtet që duhet të rrijë në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra duhet të gëlltisim deklarata si ajo e djeshmja, mallkuar qoftë dhe në djall vaftë dhe pushteti ynë 

Kryetaret e degeve PS si shefa kuadrosh

Kryeministri Rama kishte rezerva sa i takon Partisë Socialiste në terren dhe për këtë kritikoi ashpër kryetarët e degëve PS.

Edi Rama: Partia në territor është larg së qeni PS që duam për sfidat që kemi përpara. Larg së qeni partia që kryen funksionet e pazëvendësueshme të komunikimit dhe ndërmjetësimit me ata që na kanë besuar.

Majde pa e tepruar aspak mund të thuhet se shumica e drejtuesve tanë në territorn e kanë braktisur detyrën e kreytarit të PS dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme dhe bie ndesh bekimit që unë dhe ne të gjithë kemi bërë për ta çuar tepsinë për skrap.

Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete dhe Shqipëria nuk ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk e meritojnë të marrin paratë e taksapaguesve. Nëse ne dështojmë është dështim historik në PS dhe na rrofshin dhe ju rrofshin qokat e nderet e punëimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe të pabesë.”

PS eshte numri 1, nese ben si 2 apo si 3 mendojeni vete si ben figura e gishtit. 

Rama tha se eshtë koha për të riformuar të gjithë strukturën e PS-së dhe organizatat e PS-së. Gjithashtu e quajti të domosdoshme fushatën e anëtarësimeve në PS.

Edi Rama: “Nuk mund të kemi organizata familjare, kjo nuk na duhet na duhen njerëzit që kanë diçka për të dhënë e thënë. Kush ka në kokë tepsinë është tradhëtar i PS-së. Dhe kush ka në kokë tepsinë nuk e ka kuptuar se PS nuk është as LSI as PD dhe asnjë nga ato bishtat e tjerë q ne i kemi të gjithë bashkë kulaç përballë. PS eshte numri 1 dhe 1 nese ben si 2 apo si treshi mendojeni vete si ben figura e gishtit. Ne duhet te rrime drejte te shohim drejte. PS nuk u bë duke ndare tepsine neper miq e shoke. Nese ne mendojme qofte dhe për 1 sekondë se kjo ndarje rrit ca parti të vogla parazite dhe për rrjellojë PS. Bejmë gabim. Shushunjat e shpërndara nëpër trupin e shtetit nga partitë e tjera thithin gjak për llogari të shefave e klaneve që drejton ajo parti. PS duke kopjuar shushunjat thjesht humbet gjakun e vet.” 

Keshilltaret bashkiake ne fushate llogaridhenie

Edi Rama: “Duhet të nisim fushaten e zgjedhjeve vendore sot. Sot! Sot! Të mos presim fushatën. Jo për të fituar zgjedhjet. Ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo problemi ynë është të fitojmë zgjedhjet duke kaluar përmes njerëzve dhe fituar zemrat e tyre dhe kuruar plagët e tyre. Nuk mund ti bëjmë si të tjerët që listat e këshilltarëve bashkiakë ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë natën e fundit sipas qejfit dhe tia faturojmë PS dhe të mos mbajmë më asnjë përgjegjësi si sillen. Shumica dërrmuese e këshilltarëve të PS-së sot ti japim mundësinë të jenë në listë duke i përfshirë në një fushatë llogaridhënie të këshillave bashkiakë”

Nuk kemi banda por rrugeçër që gëzojnë autoritet në rrugët e qytetit
Edi Rama: “Nuk kemi të bëjmë me banda por me rrugeçër që duhet të humbasin përfundimisht autoritetin që gëzojnë prej shumë vitesh në rrugët e qyteteve. Duhet ta humbasin sot, jo nesër.  Por nuk mjafton policia. Duhet dhe prokuroria dhe gjykatat. Në Shkodër sot që flasim kemi më pak se gjysma e vrasjeve të të njëjtës periudhë krahasuar me të njëjtën periudhë të tyre, por shqetësimi nuk janë shifrat por domosdoshmëria për veprim.”

 Ti japim fund biletave te shtrenjta
“Duhet ti japim përgjigje pse fluturimet kushtojnë kaq shumë të shtrenjta. Nuk mund të themi janë kompani private e kështu e ashtu. Jo duhet ta zgjidhim ne. Unë e di që nga pikëpamja juridike mund ti themi s’kemi çfarë ti bëjmë por nga pikëpamja praktike i themi kemi që çke me të çfarë tju bëjmë. S’mundet që shqiptarët të tëpaguajnë kaq shtrenjtë në Shqipëri. Duhet ti vëmë kufirin këtyre kompanive. “

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com