Rama në parlament: Jemi gati të dialogojmë me PD Rrugore në pitstop

Kryeministri Edi Rama tha se ishte gati të dialogonte “në pitstop” me opozitën e cila dogji mandatet dhe doli në rrugë.

Rama e quajti PD, Partia Demokratike Rrugore dhe LSI-në, Lëvizja Socialiste për Fall dhe shtoi se ata mund të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhor si vëzhgues me status special.

Edi Rama: “ Jemi gati të pranojmë komunikojmë edhe me ata që janë të dhënë pas kapsollave. Jemi gati në Komisionin e Reformës Zgjedhore, kanë vendin e tyre si vëzhgues me status special. Nuk kemi çfarë bëjmë. Kemi një PD parlamentare dhe një Parti Demokratike Rrugore. S’kemi ca bëjmë. Jemi gati të gjejmë mënyrën të diskutojmë në një pitstop në parlament.”

Ne replike me deputeten Rudina Hajdari Rama tha: “PD rrugore dhe shoqja e saj e rrugës Lëvizja Socialiste për Fall festuan në mënyrë cinike dhe përbuzëse për shqiptarët një vendim kundër shqiptarëve dhe shpjegova pse vendimi i marrë nga parlamenti është politik elektoral në Holandë”

Duke iu rikthyer opozitës dhe protestave të saj duke deklaruar se nuk ndryshohet  qeveria apo maxhoranca duke krëcënuar, shantazhuar, hedhur kapsolla.

Edi Rama: “Ka dhe një ofertë tjetër që për një moment mund të ketë celur sytë atyre mbështetësve të verbër se me këtë lloj xhiroje do rrëzohet qeveria do bjerë parlamenti dhe do të bëhen zgjedhje të parakohshme dhe tani na qenkan dhe shumicë. Dhe kjo shumicë që sipas tyre është 170 mijë vetë në bulevard do cliroka Shqipërinë dhe merrka pushtetin. Duhet të jesh totalisht i gatshëm të lësh mëndjen të shkojë për pushim. Sidoqoftë ne jemi në këtë hall që duhet të përballemi me sojin më të degraduar politik. PD ka një histori të gjatë eksesesh, por kjo, refuzimi me firmë i mandatit për të përfaqësuar atë që të ka besuar ty të shkojë në parlament është dicka e re edhe për PD. Nuk ka shans. Që parlamentarit të dalin nga parlamenti për të veshur jelekun e verdhë është dicka e re”

Ligji per mediat online se shpejti ne Kuvend

Rama shtoi se ishte gati të dialogoje edhe me PD e re ne parlament duke e ftuar ne miratimin e reformes zgjedhore dhe ligjit kunder shpifjes

Edi Rama: “Kemi mundësi të adresojmë të gjithë problematikën e përmirësimit të zgjedhjeve, duke pasur parasysh në radhë të parë rekomandimet e OSBE/ ODIHR prë të cilat KE na ka kërkuar të reagojmë. Kemi mundësi të diskutojmë dhe tema të tjera.  Jemi të hapur të diskutojmë pa qenë të detyruar të biem dakord. Ne do të bëjmë propozimet tona dhe mund të shtrëngojmë më shumë rrethin për ata që kanë ushtruar shit blerjen e votes. Nuk mund të vazhdojmë më të jemi mish për top i kujtdo që i teket të sajojë e të futet në shtëpi. Do të vijmë në parlament me një draft të dakordësuar nga OSBE do kërkojmë të shtrëngohet qartë me ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe që e bëjnë të pamundur për njerëzit të ndajnë kush informon dhe kush i thith gjakun. Jemi gati të bëjmë bashkëpunimet e duhura.”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com