Rama për refuzimin e Cakaj nga Meta: Ndjesë Kosovës për këtë turp!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar refuzimin e Presidentit Ilir Meta  për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme jo vetëm antikushtetues, po edhe të turpshëm.

Në një postim në twitter, Rama shprehet se argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

“Ndjesë Kosovës për këtë turp” shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta refuzoi sot dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri të jashtëm.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com