Rama pranon vetingun në politikë: Gati të ulem me Bashën. T’i ndajmë me libër shtëpie

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Partisë Demokratike për të bërë veting në politikë. Para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se ishte gati të ulej në tryezë me Bashën madje dhe ishte gati i pari ti nënshtrohej këtij procesi por ka dhe një por. Ky proces të mos ketë lidhje me reformën në drejtësi e cila do vijojë deri në fund.

Edi Rama: “Jam shumë dakord. Sa më parë! … Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Ai vetingu tjetër, do vazhdojë. Këtë vetingun që i ka lindur në zemër Lulit, jemi gati. Unë jam gati. Ta bëjmë e ta nisim nga unë personalisht. Të diskutojmë gjejmë mekanizmin. Sepse nuk besoj se një komision bipartizan ta bëjë këtë punë! (qesh) Nuk ma ha mëndja, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria”

Balla, Agaci dhe Cuci takohen me PD

Rama tregoi dhe eksponentët e PS-së që  kishte caktuar për të komunikuar me PD-në lidhur me këtë nismë dhe se ishte gati të ulej në tryezë me Bashën që nesër.

Edi Rama: E kemi shumë seriozisht. Kam ngarkuar Taulantin të komunikojë me zotin Spaho, kam ngarkuar don Agaçon të komunikojë me Oerdt Bylybashin, kam ngarkuar Bledi Çuçin të komunikojë përsëri me Oerdt Bylykashin dhe Ulsi Manja është në dispozicion si kryetar i Komisionit të Ligjeve. 

Por ama një gjë është, këtë mund ta diskutojmë por atë vettingun tjetër do ta çojmë deri në fund dhe atë pallatin e drejtësisë do ta pastrojmë deri në fund dhe thëllëzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do të fluturojnë njeherë e mirë nga ajo fole dhe ajo fole do ta bëjë deri në fund drejtësinë që ne duam në rrugën që njeh bota. 

Ndërsa në rrugën tjetër unë jam gati që nesër të ulem me Lulin. Ai do të thotë nuk ulem se kështu e kemi atë, fillon me “nuk ulem”. Nuk ka problem, unë do të vazhdoj t’i lutem. Por nuk ka rëndësi kjo, rëndësi ka që ai që të bëjë punën, të bëjë më në fund punën dhe nuk kemi asnjë problem që ti ndajmë njëherë e mirë këto hesape.

T’i ndajmë me libër shtëpie

Edi Rama: “Le ti ndajmë një herë e mirë këto hesape. Le ti ndajmë me libër shtëpie, siç me libër shtëpie e kanë bërë politikën në 25 vjet, me libër shtëpie ti bëjmë të gjitha. 

Kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusë librin në sqetull dhe të mos merret më me politikë dhe të qepi gojën! 

Të tjerët të shpëtojnë njëherë e mirë nga kjo politikë mizerabël me libër shtëpie.” 

Pastertia?! Rama: Taulant ve doren ne zjarr por eshte shume pak 

Rama tha se një instrument që bën transparencë është i mirëseardhur për ti dhënë fund akuzave të PD apo siç tha Rama të “çizmes se PD”

Edi Rama: “Këtu ka qenë problemi kryesor me Lulin e Opozitën, Vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve. sepse në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë kontrolli sepse nuk ka pasur drejtësi. Proceset janë mbyllur me raporte mjekësore se nuk ka pasur drejtësi. Kanë vrarë, grabitur, kanë hedhur në erë, e su ka hyrë gjë në këmbë se nuk ka pasur drejtësi. Nuk e kam për të ndarë një palë nga një tjetër. Vetingun në një sistem funksional dhe demokratik e bën vota dhe drejtësia. Një drejtësi e çliruar nga kthetrat e politikanëve e bën vetingu. Strukturat që kemi ngritur në letër por që do jetësohen, SPAKU e me radhë, ato bëjnë vetingun. Megjithatë përtej saj, çdo instrument i ri i mundshëm që bën transparencë për mua të parin, tokat e gruas time, pallatin e gruas time, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë.

Jam i bindur që në këtë sallë mund të ketë nga ata që besojnë se baxhanaku im ka marrë vërtet 15 milionë euro tendera. Si sqarohet?! Duke jua thënë juve?! Apo duke shkruar komunikata për çdo orë për gjithëlloj gomarllëqeve e palaçollëqeve që nxjerr nga goja PD?! Ose çizmja e PD-së që nxjerr nga qafa e këpucës?! Si bëhet.

Kush ga ju vë dorën në zjarr se baxhanaku im nuk ka marrë 15 milionë euro tendera!? Askush?! Nuk e diskutoj fare! Mbase Taulanti po por është shumë pak. 

Kush nga ju e vë dorën në zjarr se gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat në tokë të huaj apo sarajet e mija nuk janë arsyeja pse kam shumë miqësi me sulltanin. Atëherë një instrument që i bën këto është i mirëseardhur. Unë, presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja, rrethi familjar, vjehrri të gjithë patjetër. Të kuptojnë njerëzit ku jemi dhe a jemi të gjithë njësoj apo ca ndyrshe e ca ndryshe. Pa tjetër! Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre, ku udhëtojnë. Sa rrinë jashtë. Kush ua paguan. Unë jam gati.  

   

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com