Rama-Vuçiç. Debat virtual në emisionin “Okruzenje”

Një debat televiziv pritet të përballë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Serbisë Aleksandër Vucic.

Dy shefat e qeverive nuk do të jenë të pranishëm në studio por ata do të përballen online më 27 gusht në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik.

Në fund të gushtit Rama e Vuçiç pritet të jenë së bashku në samitin e Vjenës bashkë me kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo pritet jetë një mundësi e mirë për të biseduar.

Pikërisht nga Vjena, emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar përballjen virtual mes dy kryeministrave dhe pritet të të regjistrohet gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që mbahet me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar edhe në faqen online të emisionit ku thuhet se Rama dhe Vuçiç pritet të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com