Raporti i DASH, Berisha: 6 vula të zeza në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së

Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideron “6 vula të zeza” për qeverinë shqiptare nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve.

Reagimi i Berishës:

6 vula të zeza nga Departamenti i Shtetit në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së tij!

Ata përgjigjen: Shumë kemi vjedhur por më shumë do të vjedhim!

Të dashur miq në Raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vulë të zezë:

1. Vula e parë e zezë:

– Investitorët e huaj kanë shqetësim të madh korrupsionin (sidomos në sistemin e drejtësisë), mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave (pasigurinë juridike).

2. Vula e dytë e zezë:

– Ndonëse reforma në drejtësi është në zbatim (përfshirë vettingun), investitorët e huaj kanë perceptim “problematik” mbi klimën e të bërit biznes dhe shprehen se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të investuar (…albania remains a difficult place to do business).

3. Vula e tretë e zezë:

– Investitorët shprehen për paqartësi në interpretimin e bazës ligjore (nga organet), gjë e cila nga njëra anë pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjetër krijon hapësirat për “favore” për kompani me lidhje politike.

Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.

Madje disa biznese të mëdha janë shprehur se kanë pasur presione për të nënkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).

Raporti thotë se: janë të zakonshme raportimet për praktika korruptive në prokurimet publike (të shpeshta dhe të përhershme).

4. Vula e katërt e zezë:

– Praktikat PPP kanë sjelle ulje të konkurrencës (ngushtim të hapësirave konkurruese).

Analizat e paplota dhe të cekëta (të paplota, apo të varfra) të “kosto-benefiteve” dhe mungesat në ekspertizën teknike (stafet teknike) në konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve janë një shqetësim i vazhdueshëm.

5. Vula e pestë e zezë:

– Problematikat me çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë sfidë për Shqipërinë. Mbetet e vështirë pajisja me titullin e pronësisë (prezente janë praktikat korruptive të tjetërsimit të pronës).

Kompensimi i tokave të konfiskuara gjatë regjimit komunist është vështirë i alokueshëm dhe i pamjaftueshëm (në aspektin financiar).

6. Vula e gjashtë e zezë:

– Raporti mbështet edhe te indeksi i korrupsionit te “transperancy international 2017”, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 91 (nga 180 vende), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2016, përkeqësim me 8 vende (në 2016 ishin në vendin e 83).

Shqipëria perceptohet si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor “më i korruptuar”.

Shqipëria vazhdon të ketë vlerësime negative përsa i përket respektit/zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe furnizimit me energji elektrike.

Ky raport është një thirrje për çdo shqiptar t’i flakë këto kalbësira një minutë e më parë! sb

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com