“Dora e hekurt që duhet për të rimëkëmbur policinë” flasin ekspertët dhe dëshmitarët

Garantimi i një mjedisi të sigurtë për komunitetin nëpërmjet policimit me standardet më të larta të performancës, krijimit të një kulture bashkëkohore manaxhimi dhe të mbështetur me infrastrukturën më të përparuar, është një nga misionet e organizatës së policisë.

Që nga krijimi i saj në 13-janarin e largët të vitit 1912, Organizata e Policisë në vite ka pësuar ndryshme, si në aspektin organizativ ashtu dhe atë profesional.

Pavarësisht kësaj, zhvillimi i brendshëm dhe i jashtëm në rritje i policisë kenë në thelb përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit duke u orientuar nga nevojat dhe kërkesat e tij, përmirësimin e performancës policore nëpërmjet arritjes së standarteve bashkëkohore dhe përdorimit të teknologjive e formave më të përparuara.

Për çdo efektiv, i cili vendos të përfshihet në këtë organizatë, prioritet mbetet një objektiv: Së bashku, për një komunitet më të sigurt.

Në dekada, synimi strategjik aftagjatë i Policisë së Shtetit është krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për shoqërinë shqiptare, i cili sjell përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend të dëshirueshëm për të punuar e jetuar.

Ky vizion është i lidhur me zbatimin e filozofisë së Policimit në Komunitet dhe zhvendosjes më pas, drejt fazës më të avancuar, atë të Sigurisë Publike.

Për të realizuar një mision të tillë, qindra mijëra efektivë në karrierë kanë punuar apo punojnë në radhët e bluve në gjithë vendin, por policia duket sikur ende nuk ka fituar imunitet nga politika, që hera herës, edhe sipas raporteve të ndryshme, ndikon në menaxhimin e kësaj organizate.

Një rast tipik i kësaj ndërhyrje, që sipas ekspertëve ka çuar në largime të shumta të specialistëve për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me punën e përditshme, është edhe ai i Ilir Gjoçit.

Iliri rrëfen për mikrofonin tonë, se ka punuar për më shumë se 12 vite në Policinë e Shtetit, në të gjitha shkallët e karrierës, por një ditë e gjeti veten jashtë kësaj organizate, madje u njoftua nga mediat për vendimin që ishte marrë për të.

Ai shprehet, se ka të gjitha kualifikimet, por pavarësisht kësaj, askush nuk denjoi ta dëgjonte por u lirua nga detyra, çështje për të cilën ai vijon të presë drejtësi edhe në Gjykatën e Lartë.

Për Ilirin, por edhe shumë të tjerë si ai, policia e shtetit sot gjëndet në një fazë shumë të vështirë, pasi prej saj janë larguar shumë ekpsertë, ndërsa raportet për inkriminim të shumë të tjerëve i kanë vënë një njollë të errët organizatës.

Ai shprehet, se Policisë së Shtetit sot i duhet një dorë e hekurt, për t’u rimëkëmbur dhe për të rikthyer pranë saj kapacitetet e duhura për krjimin e kushteve ëpr rend dhe siguri për qytetarët, por edhe spastrimin e saj nga të inkriminuarit.

Për Ilirin, që e njeh mjaft mirë punën e policisë, çdo punonjës policie duhet të ketë prioritet zbatimin e ligjit, jo të urdhrave politikë, të cilët në dekada e kanë dëmtuar shumë organizatën e policisë.

Ai thotë, se rikthimi i besimit të komunitetit, mbetet një nga çështjet më emergjente për t’u zgjidhur.

Situatën aspak rozë të Policisë së Shtetit, e pranojnë edhe drejtues të Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët thonë, se në vite largimet e ekspertëve nga radhët e kësaj organizate kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në punën e saj.

Sabedin Fishta thotë, se brenda policisë duhet të realizohen reforma të bazuara në ligj, ndërkohë, duhet t’i jepet fund ndërhyrjeve të politikës, saherë ka rrotacion politik.

Fishta thekson, se procesi i Vettingut në radhët e uniformave blu do të sjellë spastrim të të inkriminuarve, si dhe firmosjen e kontratave kolektive.

Vetëm në dy vitet e fundit, sipas Fishtës rreth 800 efektivë të policisë janë larguar nga detyra, shumica e të cilëve po ndjekin çështjet në gjykata, ku buxhetit të shtetit i është krijuar një gropë financiare, prej afro 2 miliardë lekë.

Fishta sheh si domosdoshmëri, trajtimin e efektivit të policisë, nxjerrjen e akteve nënligjore që parashikojnë përfitimet financiare për secilin prej tyre.

Ndërsa për Arian Hoxhën, përfaqësues i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim 2013, tashmë është faktuar se organizata e policisë gjatë këtyre viteve u përfshi në vepra penale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai thekson, se sot policia e shtetit përballet me sfidën më të rëndësishme, që është: Vetëpastrimi i radhëve nga të inkriminuarit.

Një tjetër pikë kyçe, mbetet rritja e performancës, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe  rifitimi i besimit të komunitetit.

Sa i përket zgjedhjes së drejtuesit të ri të Polciisë së Shtetit, për Hoxhën rëndësi ka që ai u zgjodh në kudnërshtim me ligjin e policisë. Megjithatë, ai thotë se sot organizata e policisë ka nevojë për një ritëm të ri.

Tashmë, pas largimit të Haki Çakos, kryesimin e Polcisë së Shtetit e ka marrë Ardi Veliu, ish drejtor i Policisë së Tiranës.

Në daljen e parë për emdiat, Veliu tha, se Policia e Shtetit do të ketë një ritëm të ri në punën e saj si dhe dnryshime në strukturën e organizatës.

Por, çfarë mendojnë qytetarët?

Këta të fundit kërkojnë më shumë punë nga uniformat blu, më shumë korrektësi në zbatimin e ligjit si dhe më shumë bashkëpunim të komunitetit me të.

Megjithatë, ata theksojnë domosdoshmërinë e largimit të politikës nga uniformat blu, të cilat janë sinonim i drejtësisë.

Në dekada, Policia Shqiptare ka kaluar herë në kulm dhe herë të tjera gati në shuarje, por gjithsesi në ecje dhe pa shkëputje.

Funksionimi i saj ishte nevojë jetike e shtetit por edhe kërkesë e publikut, sepse në thelbin e misionit të saj ka qenë kurdoherë “shërbimi ndaj shtetit dhe komunitetit, për të mbajtur rendin e qetësinë e vendit dhe zbatuar ligjet”.

Historikisht Policia Shqiptare ka pasur këshillime nga ekspertët e huaj, ku kanë shënuar emrin shumë specialistë dhe kanë ndihmuar në ruajtjen e identitetit dhe të misionit civil të Policisë, si dhe evropianizimin e normave juridike për gjurmimin, hetimin, arrestimin, mbrojtjen e të drejtave e të lirive të individit nga cënimet e ndryshme, hyrjet me forcë në shtëpitë e qytetarëve, grumbullimet pa armë etj.

Policia Shqiptare ka vite që është krahas policive moderne evropiane, e barabartë dhe në frontin e përbashkët kundër krimit.

Nga Flutura Tota 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com