Rezoluta e PPE. Komisioni Europian të monitorojë Tiranën

Partitë Popullore Europiane ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, ku shprehin shqetësimin për zhvillimet politike të vend. Në rezolutë i bëhet thirrje Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian për të monitoruar nga afër dhe për të marrë masat e duhura, në tejkalimin e krizës politike në Shqipëri.

Dënohet dhuna në parlament dhe kërkohet zbatimi I vendimeve të gjykatës kushtetues lidhur me largimet nga puna në adminitratë dhe polici. Krahas saj kërkohet respektimi I institucioneve të pavarura si ILDKP, INSTAT, AMA, KLD. Rezoluta bën thirrje për një reformë në drejtësi bazuar në konsultime dhe konsensus duke përfshirë qeverinë, opozitën dhe aktorët e tjerë, nën kujdesin e Komisionit të Venecias dhe të trupave të tjera Europiane. Kjo pritet ti shpërbejë në mënyrë që ti shërbejë konsolidimit të pavarësisë, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit. I pranishëm në takimin e Partive popullore eruopiane ishte dhe kryetari I PD, Lulzim Basha.

Basha la të kuptohet se nuk do të ketë një marrëveshje me mazhorancën për rikthimin e opozitës në parlament.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com