Rinumërim në Prishtinë e Prizren, PZAP pranon ankimimet e paraqitura

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka deklaruar se komunat e Prishtinës dhe Prizrenit do të shkojnë drejt rinumërimit total. Vendimi është lajmëruar nga kryetari i këtij paneli, Mul Desku.

Ai deklaroi se ankimimet e parashtruara nga LDK për Prishtinën dhe PDK për Prizrenin janë pranuar e për këtë arsye në dy komunat do të ketë rinumërim të të gjitha votave.

Kujtojmë se në garën për kryetar të Prishtinës janë Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq në Prizren, përballen mes tyre Mytahet Haskukaj nga rradhët e Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Dy kandidatët e Vetëvendosjes udhëhiqnin me diferenca të vogla sipas rezultateve paraprake, që tashmë janë të pavlefshme.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com