Rishfaqet “Ivani i tmerrshëm”, masa ekstreme sigurie për ndeshjen Këln-Cervena Zvezda

Alarm i kuq në qytetin e Këlnit. Policia e qytetit gjerman do të ndërmarrë masa ekstreme sigurie në prag të takimit të vlefshëm për Ligën e  Europës mes Këlnit dhe Cervena Zvezdës ose sic njohet ndryshe “Yllit të Kuq të Beogradit”. Serbia njihet për nivelin e lartë të huliganizmit dhe këtë e ka shfaqur nëpërmjet të ashtuquajtur tifozë në shumë evente.

Në këtë rast autoritetet gjermane i druhen një personi, famëkeqit Ivan Bogdanov. Njeriun që të gjithë e mbajnë mend në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku megjithëse duhet të ndodhej pas hekurave, endej i qetë në fushën e lojës në momentin kur kaosi kishte pushtuar atë ndeshje.

“Ivani i tmerrshëm” u bë i njohur më 12 tetor të vitit 2012, kur në stadiumin e Xhenovas dogji flamurin shqiptar duke shkaktuar edhe ç’rregullime të tjera aq sa takimi mes Italisë dhe Serbisë u ndëpre shumë shpejt duke mos u luajtur më.

Policia e qytetit të Këlnit duke njohur tifozerinë huligane të “Yllit të Kuq”, por gjithashtu edhe mbështetësit jo aq shumë paqësor të Këlnit i frikësohet incidenteve të mundshme mes dy grupimeve.

Këlni është rikthyer këtë sezon në Europë pas një mungese 25 vjeçare, ndërkohë përsa i përket Bogdanovit, ai prej muajsh vijon të jetë i pranishëm nëpër stadiume, pavarësisht se pas akteve të huliganizmit të kryera prej tij, normalisht nuk duhet të shkelte më në një impiant sportiv.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com