Ronaldon apo Messin? Ja kë zgjedh Kampioni i Botës

Lionel Messi është rikthyer në futbollin ndërkombëtar, teksa u aktivizua me kombëtaren e Argjentinës në humbjen 3-1 kundër Venezuelës.

Megjithatë, kjo paraqitje nuk e ka bindur ish-kampionin e botës, Romario që ta cilësojë Messin si futbollistin më të mirë në histori. Një gjë të tillë të cilën braziliani nuk mund ta thojë për Cristiano Ronaldon, me Romarion që e konsideron luzitanin si një ndër 5 futbollistët më të mirë në botë.

“Unë e dua Messin. Ai është i madh, por duhet thënë gjithashtu se Cristiano Ronaldo është një ndër pesë lojtarët më të mirë në histori. Nëse duhej të zgjedhja një lojtar për të luajtur përkrah tij do të zgjidhja Messin. Ai është teknikisht më i talentuar. Ai dhuron spektakël dhe do të shikoja më mirë Messin se Ronaldon. Gjithsesi, Cristiano është një djalë shumë i fokusuar me talente të pamohueshme“,-pranoi Romario.

Është e nevojshme ta veçojmë atë. Ai punon për të qenë më i miri. Mendoj se evolucioni i tij është një rezultat i drejtpërdrejtë i arritur pas një sërë pune.”-përfundoi ish-sulmuesi i Selecaos. 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com