Rrëfimi i studentes: Hodha salcë duke i kërkuar Nikollës dorëheqjen

Mirela Ruko, vajza që u shfaq në videon në rrjetet sociale teksa i hedh salcë Ministres Nikolla, la komisariatin nr 1 të Tiranës në orët e para të mëngjesit dhe u kthye në ambientin ku rrinë aktivistët e Lëvizjes për Universitetin. Ajo rrëfen ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe arsyet përse ndërmori një veprim të tillë.

Pas 10 orëve të kaluara në Komisariat, 23 vjeçarja Mirela Ruko u kthye në folenë ku qëndron grupi i të rinjve që identifikohen si radikalë të majtë dhe që vendosin për aksionet e tyre politike në ambientet e LOG-ut.

Kështu quhet kjo banesë private e marrë me qera nga Lëvizja për Universitetin, që shërben si qendër sociale.

Gjithçka ka qenë e mirëmenduar. Video e xhiruar me gjasë prej shokëve të saj teksa hedh salcë mbi Ministren e Arsimit Nikolla u bë virale.

Ndërsa komentet kanë qenë mbështetëse, por edhe kundër veprimit të dhunshëm.
Mirela studion sociologji dhe thotë se punon disa orë, por e ka të pamundur të paguajë studimet e saj.

Ruko:  Më duhet për mbijetesë të punoja për shkak se kam edhe dy prindër të papunë. Puna është e përafërt me atë çfarë unë po studioj, por një punë që të siguron të ardhura minimale

Rrëfen e qetë ngjarjen e bujshme dhe në mënyrë indirekte dëshmon sa e lehtë është të kapërcesh gardhin e sigurisë së Gardës për të mbërritur tek autoritetet zyrtare.

Pohon se ka qenë e vetëdijshme për veprimin e saj gjatë aktivitetit të kryeministrit Rama me të rinjtë edhe pse nuk ka qenë e sigurtë se Ministrja Nikolla do të ishte e pranishme.

Ruko: Ndoshta shumë nuk do ta besojnë, por ne nuk e dinim që ministrja do të ishte në atë takim. Ka qenë rastësi që ajo ishte aty, por që ne kemi dashur të bënim këtë akt proteste ndaj ministres ka qenë e menduar kjo gjë.

Ajo thotë se i ka kërkuar Ministres të japë dorëheqjen.

Mirela tregon se zemërata e saj buron nga reforma e arsimit të lartë që siç thotë ajo, ndërpreu ëndrrën e mijërave të rinjve dhe maturantëve.

Ruko: Jo nuk kam frikë, të paktën duke ndjekur nga afër të gjitha proçedurat që kanë ndodhur me maturantët edhe gjithë pikëllimin e tyre, veç më vijnë imazhet e tyre në mëndje dhe kaq.

I është rikthyer lirisë, por mban mbi kurriz paragjykim për një sjellje të pahijshme nga një pjesë e opinionit publik dhe dy akuza “goditje për shkak të detyrës” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Ruko: Ndaj meje qëndrojnë d yakuza, goditje për shkak të detyrës dhe prishje të rendit publik për të cilët procedohet më vonë.

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, ka shmangur daljet apo reagimin publik për këtë ngjarje.

Ndërsa Mirela dhe aktivistët e LOG-ut premtojnë se rezistenca do të vazhdojë.

Ruko: Do rezistojmë, do rezistojmë do ketë akte rezistence nga ana jonë

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com