Channel One është një television i ri në tregun mediatik shqiptarë. Transmetimet e tij kanë filluar më 7 mars te vitit 2011 dhe deri më tani ka nje shtrirje në katër qytetet kryesore të Shqipërisë, por me pretendimin për të plotësuar gjeografinë e shtrirjes brenda territorit shqiptar.

Edhe pse një television relativisht i ri ai ka të qartëzuar identitetin e tij si nje television gjeneralist që presupozon te thith vëmëndjen e interesin e target–grupeve kryesore, posaçërisht të të gjithë grupmoshave të shoqërisë shqipëtare .

“Channel One – Zgjedhja juaj e parë” – Ky është sllogani që ky televizion ka zgjedhur të ketë si pasaportë të veten të përfaqësimit mediatik, të identitetit të tij. Konceptuar kështu ai synon ti iki denatyralizimit të profilit të televizioneve të sotme që ndodhen në tregun mediatik të cilët për hir të audiencës kapin sipërfaqen e problematikës dhe fabrikojnë lajme e personazhe.

Channel One është dritarja e shpirtit të individit shqiptar, i cili në luftën e tij për mbijetesë e integrim, po kërkon mes luhatjesh, dilemash e udhëkryqesh të piketojë koordinatat e vetes se tij, por njëherazi të ridimensionojë veten në raport me botën europiane, pjesë e së cilës kërkon të jetë.

Channel One do të përpiqet te rrëfejë në mënyrën e tij disa nga qasjet drejt të vërtetave të realiteteve qe jetojmë por edhe këndvështrime të ndryshme e alternative të historisë, etnosit e kulturës shqiptare.

Channel One, do të jetë si një kalejdoskop, ku çdo gazetar që do ta përfaqësoje atë nuk do të ketë rriskun e humbjes së zërit individual, por do të jetë zëri dhe syri, i kërkimit të së vërtetës, argetimit e emocionit , i spektaklit dhe mesazhit emancipues për të gjithe individët shqiptar kudo ku jetojnë dhe për të gjithë shoqërine shqiptare.

Fakti që Channel One shihet ne platformën dixhitale satelitore të teknologjisë më të fundit HD e bën atë një dritare të madhe informacioni e argëtimi për të gjithë bashkekombasit tane në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e në të të gjithë botën ku jetojne shqiptarët .

 

 

OBJEKTIVAT NË CHANNEL ONE
Ne synojmë të vijojmë të ecim të sigurtë e të vazhdojmë ta zgjerojme pozicionin tonë në tregun mediatik dhe pse jo të meritojmë shenjën identifikuese të logos sonë përfaqësuese.

Për këtë ne synojmë: 
• Të përqëndrojme vëmëndjen tek prodhimi ynë, tek reportazhet dhe dokumentarët që flasin për identitetin tonë duke iu fokusuar segmenteve të duhura demografike të cilët ndikojnë, kanë ndikuar e do të ndikojnë në formatimin e shpirtit shqiptar dhe identitetit tonë europian.
• Të maksimalizojmë segmentin e audiencës që synojmë në këtë target dhe të bëhemi prodhues të ideve të reja e të nxisim inovacione formatesh e idesh të reja.
• Të nxisim marketingun drejt produkteve që duam t’ju sugjerojmë e që kalojne per nga standartizimi i një vlere të qëndrueshme e jo të shesim produkte të pavlera për nga misioni, informacioni dhe argetimi.
• Të rrisim bashkëpunimin me televizione e palë bashkëpunimi të treta përmes studiove televizive të cilat mund të na ofrojnë programe, filma dhe spektakle.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com