Rritet me 4.3% Produkti i Brendshëm Bruto

Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimi ka deklaruar se Porodukti i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të 2018 ka pësuar rritje me 4.3% krahasuar me 3-mujorin e dytë të 2017.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimi tha se kjo është ndikuar kryesisht nga degët industria, energjia dhe uji. Ndëkohë rënie ka pësuar sektori i ndërtimit.

Delina Ibrahimi: Produkti i Brendshëm Bruto në tre mujorin e dytë të 2018 vlerësohet me rritje me 4.32 % krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë degët industria, energjia dhe uji me 2.37%, ku energjia ka dhënë ndikimin kryesor me 1.76 pikë përqindje.

Gjithashtu kontribut ka dhënë grupi i nëndegëve tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 0.82 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë për 3-mujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit 2017 shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i bujqësisë, peshkimit dhe ujit pati rritje me 1.56 % i ndikuar kryesisht nga ecuria e peshkimit. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati rritje me  20.87 % i ndikuar nga energjia elektrike që u rrit me 67.44%. Në të njëjtën linjë industria përpunuese në këtë tre mujor u rrit me 11.16%. Industria nxjerrëse shfaqi tendencë rënëse me 3.98%. Aktiviteti i ndërtimit ra me 2.16%.

Grupi i aktiviteteve tregti, transport dhe shërbim ushqimor, i cili lidhet dhe me turizmin u rrit me 5.71%. Brenda grupit rritjen më të lartë e ka pasur nëngrupi aktivitetet dhe shërbimi ushqimor që u rrit me 21.4%.

 

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com