Rruga e Kombit sot, qarkullohet me vështirësi nga Kalimashi në Rrëshen

Rruga e Kombit  vijon të jetë e qarkullueshme me vështirësi teksa reshjet e borës vijojnë intensivisht.

Pjesa më problematike është nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit është vendosur policia rrugore e cila këshillon mjetet e tonazhit të rëndë që të përdorin zinxhirë por edhe të lëvizin me kujdes pasi në shumicën e rasteve këto mjete janë bërë shkak për bllokim të këtij aksi rrugor siç ndodhi mbrëmjen e kaluar ku u bllokuan për disa orë automjetet në zonën e Repsit, në Mirditë.

Gjithësesi në këtë segment rrugor po punojnë disa borëpastruese dhe paralelisht po hidhet edhe kripë për të eleminuar dhe akullin në rrugë pasi temperaturat janë nën zero.

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Cako me porosi të veçantë të Ministres së Mbrojtjes është nisur drejt Rrugës se Kombit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com