“Saga” Trump-Rusi, Presidenti i SHBA: Mueller nuk ka gjasa të më marrë në pyetje

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar ekzistencën e një marrëveshje të fshetë mes tij dhe Rusisë në zgjedhjet e nëntorit 2016. Për këtë arsye, kreu i Uashingtonit e sheh marrjen në pyetje nga këshilltari i posaçëm Robert Mallër si diçka që nuk ka gjasa të ndodhë.

Për presidentin amerikan Donald Trump, marrja në pyetje nga Robert Mueller është diçka që nuk ka gjasa të ndodhë. Teksa Mueller është personi që po heton lidhjen e mundshme mes fushatës presidenciale Trump dhe Rusisë, vetë presidenti deklaron se ai nuk ka bërë asnjë marrëveshje të fshehtë me Moskën, që mund t’i ketë siguruar fitoren e presidencës.

“Nuk është gjetur një marrëveshje në asnjë nivel, ndaj gjasat janë të pakta që të kërkohet një intervistë,” u shpreh Trump për gazetarët.

Presidenti vazhdimisht ka mohuar bashkëpunimin e fushatës së tij me Rusinë për të minimizuar shanset për fitore të kundërshtares së tij, Hillary Clinton.

Trump madje i ka përshkruar akuzat dhe procesin e hetimit si “një gjueti shtrigash”.

Sidoqoftë, në qershor 2017, presidenti deklaroi se ai ishte 100% i gatshëm të merrej në pyetje nën betim.

Më herët gjatë kësaj jave, mediat amerikane raportuan se skuadra ligjore e zotit Trump po negocionte një datë interviste me hetimin Mueller.

Deri më tani, nga ky investigim ka rezultuar se anëtarë të lartë të fushatës Trump, përfshi këtu edhe djalin e tij, janë takuar me zyrtarë ose ndërmjetës rusë dhe disa prej këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com