Sarandë, tentoi të trafikojë një 17-vjeçare në Greqi, pranga të riut vlonjat

Policia e Sarandës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka tentuar të trafikojë shtetas të mitur.

Në pranga u vu Xhoni Qëndraj, nga Vlora pas denoncimit që bëri një 17 vjeçare me iniciale F.A, sipas të cilës Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

“Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete”, sqaron policia.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com