Seanca maratonë – Miratohet “Rama 2” dhe programi politik, sot betohet tek Presidenti

Pas 22 oresh diskutime të cilat nisën në mëngjesin e 12 shtatorit, qeveria “Rama 2” është votëbesuar në parlament. 78 dutetë votuan pro dhe 55 kundër, duke i hapur rrugë kabinetit të ri që të betohet në presidencë në orën 17:00 të ditës së sotme. Rama dhe Basha, replikuan në kuvend pasi  kryeministri tha se opozita nuk arriti për asnjë moment të sfidojë qevrinë. Rama i shtriu serish dorën e bashkëpunimit opozitës. Por në përgjigje Basha tha se kjo qeveri nuk ka program e as vizion, ndërsa akuzoj Ramën se vazhdon të promovojë krimin.

Pas rreth 22 orë diskutimesh dhe debatesh pa ndërpreja, qeveria “Rama  2” ka marrë besimin e 78 deputetëve në parlament, ndërsa 51 e  votuan  kundër.  Rama dhe kabineti i tij qeveritar, do të betohet në presidencë në orën 17:00, e më pas do të nisë implementimi i programit qeverisës, i cili sipas kryeministrit, do të transformojë vendin. Edhe pse në fillim të diskutimeve të programit qeverisës, Lulzim Basha, foli për prishje të marrëveshjes se 18  majit, Kryemisnitri Edi Rama i shtriu  sërish dorën e bashkëpunimit opozitës. Rama, kërkoi hapjen  një dialogu për reforma madhore në shërbim të  integrimit të vendit.

Rama: Dora jonë do të vazhdojë të shtrihet ndaj jush dhe s’ keni parë gjë akoma. Shqipëria ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe gjithçka që lidhet me të. Sfidën Europiane të Shqipërisë e kemi  të përbashkët dhe nuk mund të luajmë “e ka kush e ka” me Shqipërinë, edhe 4 vjet të tjera. Unë ju bëj thirrje ta pranojmë me kurajë këtë sfidë, se është një sfidë e kohës ku jetojmë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoj replikë me Ramën, por të drejtën e mori  nën  debate me kryetarin e kuvendit  i cili tha se rregullorja nuk e lejon. Basha,  tha se kjo qeveri është e rrethuar nga shterpësia, ndërsa sipas tij Rama nuk mund të flasë për vlera evropiane pasi vazhdon të promovojë krimin dhe bandat.

Basha: Nuk ma lejon etika sepse falë ligjit të dekriminalizimit që PD dhe unë të detyruam ta pranojë nuk i ke më këtu. Dhe kam aq burrëni sa mos ti përmend këtu kur nuk i kam përballë. Por ke të tjerë që kanë gënjyer në formularët e dekriminalizimit dhe që do të përballen me pasojat  politike dhe kriminale të këtyre akteve, sikurse ke ushtarë të mafies dhe të drogës që nuk i lidh asgjë me PS. Kriminalizimi dhe droga janë e reja që kërkove mes 2013 dhe 2017. Kur erdhe këtu në 2013 e parandjemë nga gjurmët që kishe në trupën e grupit tënd parlamentar. Kush e mbushi Shqipërinë me kanabis? Unë!

Po Rama  tha  se Partia Demokratike në këto 22 orë diskutime dhe debate tregoi sërish se nuk ka vizion dhe nuk ka sjell asgje të re krahasuar me opozitën që ajo beri në 4 vitet e shkuara.

Rama: Më vjen keq nga ana tjetër, që unë nuk unë nuk bëra dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot dhe atyre që thatë po këtu, 4 vjet më parë. Nuk çuditem as për këtë, mirë s’ më vjen që nuk e sfiduat dot për asnjë çast qeverinë e re, me artikulimin e qoftë e vetëm një gjëje të re. Mor po asgjë! Asnjë edhe një fjali të re.

Basha tha se qeveria e ri nuk ka program dhe nuk premton të ardhme për vendin, por i imponohet qytetarëve me propogandë.

Basha: Shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës që 10 –minutëshin e fundit para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe dhe vetëm llafe boshe.

Në debatin që përmbylli seancën maratonë, Kryemisnitri ironizoi Bashën  duke theksuar se me fjalimet e tij  ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re. Ndërsa sipas tij më shumë e kishte hallin të mundte fantazmat e Patozit dhe Topallit.

Rama:  Edhe kryetari Basha ishte në fjalën e vet, të parën në këtë sallë, një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së Re. Mu duk sikur më shumë e kishte hallin të mundte këtu fantazmat e Astrit Patozit dhe të Jopzefinës, që e akuzojnë dhe e kërcënojnë nga ato penxheret e Mark Zugenbergut

Rama, ju përgjgij Partisë Demeokratike edhe për akzuat se manipouloi votimin për Rucin.

Rama: S’kam pse çuditem, as faj nuk ju vë dot, kur ju shoh dhe ju dëgjoj në vazhdën e vazhdimit të mohimit të realitetit. Duket sikur kultura e mohimit të realitetit ju është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Simptoma e kësaj sëmundje u shfaq qartë edhe me këtë rast, kur protagonistët e republikës së vjetër vunë kujën që votat u blenë nga krimi. Ndërsa prurjet e Republikës së Re thanë që votat u vodhën në një grackë që e kishin hapur vetë ata , duke lënë bosh  vendin e numëruesit.

 

Lexo dhe : Aqif Rakipi mes 78 deputetëve që votuan pro programit “Rama 2”

Lexo me shume rreth diskutimeve ne Kuvend

Basha: Marrëdhëniet me Greqinë në nivel zero. Me Serbinë, pa efekt

Basha paralajmëron: Reformë zgjedhore ose kryengritje popullore

Paloka: Bosët janë të mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit

Basha-Ramës: Marrëveshja e 18 majit vdiq. Shkarko Ruçin dhe Xhafën

Berisha: Rama, fitore pa moral; Xhafaj: PD vetëm shpif

Unë, ministri i Shtetit për Diasporën

Berisha: Megakorruptorët i ke në qeveri, s’lahen me thinjat e Pandeliut

Iku Meta, reagimi ndryshe i Gramoz Ruçit përballë Berishës

Xhafaj, Bashës: Pse nuk gërmove për vëllanë tim me dy ministrat e tu?!

Ja projektet në infrastrukturë dhe energji për katër vitet e ardhshme

Tahiri: Deputeti jo më “zyrë pune”. Sulmon biznesmenët në Kuvend

Mediu: Ka nisur bisedimet për një grup parlamentar jashtë PD-së

Tahiri sulmon Bashën dhe Mediun: Duhet të ishin para drejtësisë

Hajdari: Mbi supe kam të kaluarën, por do merrem me të ardhmen

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com