Seanca ne Kuvend – Rama: Të ndryshojmë Kodin. Oferta që PD të hyjë në zgjedhje

Kryeministri Rama ftoi sot opozitën të ulen në një tryezë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje dhe për të krijuar besimin që kërkon PD. Por bëri të qartë se nuk negocion mandatin e qeverisë.

Rama akuzon PD-ne se po përpiqet për ta futur Shqipërinë  në një rrugë paqartësie. Për Ramën letra në KQZ kishte qëllim nxjerrjen e PD-se nga qorrsokaku ku ka rënë vetë.

 Edi Rama: Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten nëdatën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli.

 Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku gjithçka mund të ndodhë.

Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta.

Letra në KQZ, Rama: E bëmë për të nxjerrë PD nga qorrsokaku ku u fut vetë

Kam dëgjuar shumë idiotsira për letrën që kemi dërguar si koalicion KQZ-së.

Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri  në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje.

Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht

E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne. Eshtë futur vetë në çadër.

Nuk jemi në 1997-  Rama nënvizoi se nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria

 Edi Rama: Të gjithë kërcënimet, insinuatat për të thënë se nëse PD nuk hyn në zgjedhje do të ndodhë ndonjë hata janë shprehje e të mbyturit që do të mbysë të gjithë. Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria. Nuk jemi në 1997.

Ne shqiptarëve do vazhdojmë tju shërbejmë si koalicion

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com