Seksi është më i mirë në moshë të madhe

Kush ka thënë se seksi është vetëm për të rinjtë? Kush mendon se ‘në një farë moshe’ intimiteti është i kotë, i tepërt, apo i pavend?

Nuk ka gjë më të gabuar se të tilla mendime. Vitet e pjekurisë janë më të mirët për të arritur maksimumin e kënaqësisë dhe ndërgjegjësimit.

Seksi është një rrugëtim në njohjen e vetvetes për t’u eksploruar me kuriozitet, gëzim dhe shumë qetësi.

Lamtumirë Tabù: Me kalimin e të njëzetave dhe më së shumti, me kalimin e të tridhjetave, shumë paragjykime dhe situata të sikletshme mbi aspektin fizik shihen me një perspektivë totalisht ndryshe.

Dimë më mirë se çfarë të presim nga një marrëdhënie dhe njohim më mirë trupin tonë. Ndërgjegjësimi për gjithçka rrit sigurinë tek vetja, duke bërë që të pranojmë veten më shumë. Epo, nuk qenkemi edhe aq keq pra!

Si Indiana Jones: Mos reshtni kurrë së kërkuari, kurrë mos reshtni së zbuluari vetveten. Edhe kur kalojmë një farë moshe, sa më mirë të njohim trupin, aq më mirë do shkojmë me veten.

Nga ana tjetër, nëse 20 vjeç kemi interes për ‘cilësinë’, në moshë të pjekur jemi më të interesuar për dimensionet e zbavitjes dhe lojës.

Çështja qëndron tek partneri: Me kalimin e moshës, për fat ulet ankthi i performancës. Me maturim, seksi nuk është vetëm një mënyrë për të arritur kënaqësinë, por më përfshirës dhe i thellë. Nëse në rini, sikleti na ndalon dhe frenon, në pjekuri jemi më të ndërgjegjshëm dhe ndihemi më të sigurtë për të drejtuar partnerin duke e lënë veten të lirë.

Mendje hapur: Me moshën dhe ndërgjegjësimin, rriten edhe fantazitë erotike. Nuk është rastësi që shumë praktika, si: ndërrimi i çifteve për shembull ndodhin në moshë të pjekur, të cilët mbase konsolidojnë marrëdhënien e tyre edhe përmes praktikave që e vënë në rrisk serioz raportin.

E thotë shkenca: Një studim i ‘Pfizer Global Study of Sexual Attitudes and Behaviors’, i kryer në thuajse 30 mijë vetë në moshën mes 40 dhe 80 vjeç, në 29 vende të botës, hedh dritë për më shumë se 80 % të burrave dhe 60% të grave, sipas të cilëve seksi është një element i rëndësishëm i jetës së përditshme. Jo vetëm kaq, pjesa më e madhe e meshkujve mbi 70 vjeç kanë deklaruar se kanë patur të paktën një raport seksual kohët e fundit.

Ja përse, ndryshe nga ajo që mund të mendohet, mosha e tretë mund të rezervojë ende shumë emocione dhe një jetë të kënaqshme seksuale. Thojini ‘po’ puthjeve dhe përkëdhelive. Dashuria dhe dëshira për t’u ndjerë të dëshiruara nuk ka moshë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com