SHBA-BE duan të mbyllin dosjet e krimit me Kryeprokurorin e përkohshëm? Basha u tregon Kushtetutën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një qëndrim të qartë ndaj ekspertëve të EURALIUS dhe OBDAT, të cilët kërkojnë zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm.

Duke sjellë në vëmendje konsensusin politik të 22 korrikut për reformën në drejtësi, Basha tha se asnjë përfaqësuesi ndërkombëtar nuk mund ti shkojë ndërmend të bëjë thirrje apo ti kërkojë opozitës të shkelë Kushtetutën.

Në të kundërt, tha Basha, përgjigjia do të jetë e thjeshtë dhe e qartë.

Pyetje: Zoti Basha ju mendoni se SHBA dhe BE duan të mbyllin dosjet e krimit meqë kanë qëndrimin për zgjedhjen e një prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm?

Basha: E bëra fare të qartë dhe po e përsëris, thirrjet për të zbatuar Kushtetutën nga kushdo që të vinë janë jo vetëm të mirëpritura por edhe në unison me qëndrmin e opozitës, sikundër nuk mund të ketë kurrsesi në pikëpamjen time ndonjë institucion ndërkombëtar i cili të kërkojë dhunimin e Kushtetutës, ku mishërohet reforma në drejtësi pas 2 vite e gjysmë përpjekjesh të faktorit ndërkombëtar, opozitës, Komisionit të Venecias, ja ku është reforma në drejtësi. Dhe nuk i shkon dhe nuk mund ti shkojë kurrë në mendje asnjë përfaqsësuesi ndërkombëar ti kërkojë shqiptarëve apo faktorëve politikë, apo opozitës, të shkelin mbi konsensusin e 22 korrikut. Kjo për mua është e paimagjinueshme që ne të na kërkohet shkelja e Kushtetutës. Dhe përgjigjia nëse na kërkohet kjo, do të ishte e thjeshtë dhe e qartë.

Ndërkohë kryeministri Rama replikoi në distancë duke shtruar pyetjen: “A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore?

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com