SHBA – Marrëveshja bërthamore me Iranin, Trump nën presion

Presidenti Donald Trump do të vendosë në 15 tetor për fatin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Teksa presioni mbi presidentin shtohet, mediat amerikane parashikojnë se Trump nuk do të certifikojë akordin. Këshilltarë të lartë të presidentit dhe udhëheqës botërorë kërkojnë njëzëri që Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Presioni mbi presidentin Donald Trump shtohet teksa afrohet data e për lajmërimin e vendimit të tij kyç nëse Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore. Nëse ai nuk e certifikon akordin, sipas parashikimeve të mediave amerikane, Kongresi më pas do të vendosë nëse do të ri-imponojë sanksionet. Presidenti ka kohë deri në datën 15 tetor për të vendosur.

Marrëveshja historike ndërkombëtare lehtësoi sanksionet ndaj Iranit në shkëmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor të vendit. Mbi Trump rëndon presion si nga brenda Shteteve të Bashkuara ashtu edhe nga jashtë për të mos e hedhur poshtë marrëveshjen.

Disa nga këshilltarët më të lartë të presidentit kanë shprehur mbështetjen e tyre për akordin, përfshi këtu edhe Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Trump është nxitur edhe nga liderë të huajë, si kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron për të mbajtur gjallë marrëveshjen.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com