SHBA paralajmëron Italinë për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, Putin: Provokim!

Italia ndodhet në fushatë të plotë elektorale për zgjedhjet politike që do të zhvillohen në 4 mars 2018, por nga SHBA vjen alarmi për një ndërhyrje të mundshme të Rusisë në këto zgjedhje e në rezultatin e tyre.

Është kreu i grupit demokratik të Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Kongresit Amerikan senatori Benjamin L. Cardin, i cili gjatë orëve të fundit ka prezantuar një dokument prej 206 faqesh me titullin “Sulmi asimetrik i Putin ndaj demokracië në Rusi e në Europë; implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA.”

“Italia mund të jetë objektivi i ardhshëm i Kremlinit në zgjedhjet elektorale më këtë vende, thuhet në Raporin amerikan, duke synuar promovimin e partive që janë kundër rinovimit të snaksioneve të BE ndaj Rusisë e që kanë përdorur gjerësisht në fushatat e tyre mediatike fake neës e teoritë konspirative, shumica e të cilave të marra nga mediat shtetërore ruse.”

Këto forca politike janë “Lëvizja 5 yje” e cila kërkon dhënien fund të sanksioneve ndaj Rusisë, normalizimin e raportit me regjimin e Bashar al-Assad, njohjen e aneksimit të Krimesë si dhe kërkon daljen e Italisë nga NATO dhe një referendum të italianëve mbi qëndrimin e Italisë në Eurozonë.”

“Gjithashtu, lexohet në Raportin Amerkian, Kremlini ka punuar për të vendosur lidhje formale e ndikuese me partitë ekstremiste italiane, si p.sh mes partisë “Rusia e bashkuar” dhe forcës politike italiane “Lidhja e Veriut” e përkufizuar si një parti radikale e populiste. Madje disa vëzhgues dyshojnë se Lidhja e Veriut ka marrë fonde nga shërbimet sekrete të Kremlinit.”

Sipas Raportit të kongresmenëvë amerikanë “shoqëritë energjitike të shtetit rus, ushtrojnë ndikim dhe përmes shoqërive energjitike italiane siç është ENI, e cila aktualisht është partner e Gazpromit, në projektin e gazjellësit “Nord Stream 2”.

“Italia përfundon raporti, mund të jetë objektiv i mundësive të Kremlinit e se dizinformimi vjen dhe nga burime të brendshme italiane. Qeveria amerikane duhet të ndihmojë Italinë e të garantojë një proces demokratik kundër ndërhyrjes së huaj. Italia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe një anëtar kryesor i BE i cili gjatë 2018 do të votojë të mbaj apo jo sanksionet kundër Rusisë si dhe për aktivitetin e saj në Ukrainë.”

 Por ndaj raportit amerikan ka reaguar Putin gjatë një takimi me krerët e mediave dhe agjensive kryesore ruse.

“Është provokim. Janë akuza pa bazë e të pavërteta, është shprehur Putin. Me Italinë kemi marrëdhënie mjaft të mira. Dëgjohem shpesh si me Silvio Berlusconin ashtu dhe me Romano Prodin. Si në Itali dhe në Rusi ekziston një konsesus i përgjithshëm për zhvilimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel shtetëror. Kush hipotezon një ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet politike italiane po tenton një provokim me qëllim thyerjen e konsesusit mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve shtetërore mes Italisë dhe Rusisë.”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com