“Frozen” – dashuria e re e fëmijëve. Disney sjell Andersenin e animuar

Për 11 vite me radhë, Barbi ishte kukulla e preferuar e vajzave të vogla. Por sot, vogëlushet kanë një tjetër idhull.

Personazhet kryesore të filmit të animuar “Frozen”, Ela dhe Ana, janë kthyer në figurat më të dashura të fëmijëve mbarë botën.

“Frozen” bën fjalë për historinë e Anës, një princeshë e re ëndërrimtare që ndërmerr një udhëtim në shoqërinë e një djaloshi malësor, Kristofit dhe të brekosës së saj Sven, për të gjetur motrën e Anës, Elsën, fuqitë e së cilës e kanë mbëthyer mbretërinë në një dimër të përjetshëm.

Pa dyshim që prindërit do t’i llastojnë të vegjlit e tyre, me personazhet kryesore të filmit “Frozen”…
“Frozen”, i frymëzuar nga përralla e Andersenit “Mbretëresha e dëborës” është filmi vizatimor më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Dhe suksesi përkthet në para, plot 1.2 miliardë dollarë fitime.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com