Shkaktoi kaos në qytet, arrestohet kloni i Messit

Ky është Reza Paratesh. Burri nga Irani ngjason shumë me Lionel Messin por jo nuk është ai! Madje ai mban dhe të njëjtin stil flokësh dhe mjekre për të qenë si “vëllai binjak” i yllit argjentinas.

I cilësuar si kloni i Messit, Reza shëtit në rrugë me fanellën e Barcelonës duke tërhequr njerëzit që të bëjnë foto me të.

Për këtë arsye Paratesh është shoqëruar në polici me pretekstin se prezenca e tij në qytetin e Hamadan shkaktoi një kaos të plotë. Pra, ai nxiti shumë njerëz në rrugë, të cilët vrapuan tek ai për të bërë fotografi duke menduar se ishte ylli i Barcës.  Policia e shoqëroi atë për tu siguruar që të sillte normalitetin në qytet.

“Tani njerëzit me të vërtetë më shohin si Messi iranian dhe duan që të imitoj cdo gjë që ai bën. Kur unë shfaqem diku, njerëzit janë vërtetë të tronditur. Unë jam shumë i lumtur që paraqitja ime i bën ata të lumtur dhe kjo lumturi mua më jep shumë energji”, u shpreh Reza.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com