Shkup, sekuestrohen 300 kg drogë

Një sasi prej 300 kg marijuanë është sekuestruar në Shkup.

Aksioni është zhvilluar nga Sektori për Punë të Brendshme, i cili pas urdhrit gjyqësor ka bastisur shtëpinë e personit me iniciale H.E 30 vjeç nga Shkupi.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur 229 qese me rreth 300 kilogramë marijuanë, raporton Alsat-m.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit H.E do të ngrihet padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com