SHOKUESE/ Nga instagrami tek shantazhet: Si djemtë kërcënuan 14 vjeçaren për të kryer marrëdhënie seksuale me të

Historia e abuzimit seksual të vajzës 14 vjeçare në Kavajë është shokuese. Ngjarja ka nisur në tetor 2018 fillimisht si një bisedë në Instagram për të vijuar më pas me shantazhime të saj fillimisht nga i dashuri i saj i cili  ndërkohë që kryenin marrëdhënie ka filmuar video dhe më pas videon e ka përdorur për ta detyruar të miturën të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë.

Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me shantazhime se do i tregonin prindërve dhe mësueses së saj deri dhe do i vrisnin familjarët.

Nga dëshmitë në prokurori zbulohet se djali A i cili futi në kurth vajzën kishte treguar se me paratë që do të merrnte nga shfrytëzimi i vajzës do të blinte një lojë në internet.

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici.

Ngjarja eshtë shokuese dhe duhet të vërë në alarm të gjithë institucionet dhe shoqërinë : Për të sensibilizuar adoleshentët të cilët lehtë mund të bien pre e shantazheve të tilla. Per te treguar sa kujdes duhet patur me përdorimin e rrjeteve sociale që të mos bien pre e kurtheve dhe shantazheve të tilla. Per te sensibilizuar prindërit dhe mësuesit duhet të jenë vigjilentë për të parandaluar dhe denoncuar raste të tilla abuzimi që janë të tmerrshme dhe mund të shkaktojnë  trauma të mëdha psikologjike.

Njohja ne instagram-  Historia ka nisur në instagram kur shoku i saj i klasës A i ka kërkuar ti bënte një ese. Mes vajzës dhe djalit ka nisur komunikimi i shpeshtë në Instagram.  Ditën e ditëlindjes kur djali do mbushte 14 vjeç i ka kërkuar vajzës të kryenin marrëdhënie seksuale. Fillimisht ajo nuk ka pranuar por pas lutjeve të shpeshta vajza ka pranuar.

Shantazhi me videon– Pas dy ditësh i mituri A i ka shkruar në instagram duke i thënë se shoku i tij i ngushtë i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij dhe nëse nuk kryenin marrëdhënie seksuale do i publikonin videon në internet.

Pas disa ditësh refuzimi e shantazhuar nga H vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me djemtë..

Në fund të nëntorit 2018 është përsëritur e njëjta skenë abuzimi.

Më pas kërcënimet kanë vijuar se do i tregonin prindërve të vajzës apo se do i vrisnin ata.

Me shfrytezimin e vajzes djali do blinte lojen ne internet – Vajza ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës dhe se “po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blente pajisje lojrash në internet.

“Pasi e ka pyetur shtetasin A në lidhje me këtë ky i fundit e ka pohuar duke thënë se sa të blinte pajisjen do ta mbyllnin këtë muhabet” ka dëshmuar vajza në prokurori.

Historitë e abuzimit kanë vijuar dhe në janar para se vajza të paraqiste kallzimin penal

Si ra ne dijeni mesuesja dhe tentativa per vetevrasje- Sanitarja e shkollës ka zbuluar një mesazh në telefonin e djalit të saj të dërguar nga A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. Të premten e javës para se të bënte kallzimin penal mësuesja kujdestare e ka pyetur vajzën e cila i ka treguar dhe më pas kjo i ka treguar nënës së vajzës. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje.

Deshmia e djalit A – Djali A i cili kishte nisur dhe një lidhje me vajzën që në tetor ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale por kjo ishte bërë me dëshirën e vajzës. Gjithashtu ka pranuar se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 6 adoleshentë të tjerë.

Kush e filmoi videon – Në dëshmitë në prokurori djali A mohon që ta ketë bërë ai videon ndërkohë që H nga ana tij thotë se ka qenë A i cili ka pasur videon intime dhe e ka shpërndarë.

H ka pohuar ne prokurori se shtetasi A i ka thënë të miturës se kishte nevojë për para dhe për këtë arsye do të gjente disa shokë për të kryer marrëdhënie seksuale me të por kjo gjë nuk u realizua duke qenë se lidhja midis tyre u realizua nga shkolla”

Vetë vajza nuk e dinte si ishte bërë videoja. Ndërkohë që një djalë ka pranuar se video ekziston dhe se e ka parë atë tek telefoni i shokut të tij A dhe në këtë video e mitura shfaqje e zhveshur.

Burgu- Më 4 shkurt 2019, 8 adoleshentëve u është firmosur masa e arrestit burg nga gjyqtarja Nurjeta Tafa e Gjyjkatës së Durrësit. Për 5 nga djemtë nën hetim, A, H, C, B dhe D u është ngritur akuza “marrëdhënie seksuale me të mitur “më shumë se një herë. Tetë djem janë të arrestuar ndërsa eshte shpallur në kërkim djali H. Vajza ka identifikuar në polici personat që kanë abuzuar me të.

Pala mbrojtëse e të miturit A ka kërkuar që të vihet një masë sigurie më e butë me pretendimin se ishte i sëmurë por gjykata e ka hedhur poshtë.

“Nuk mund të mos mbahet parasysh nga gjykata edhe dyshimi se i mituri A ka qenë duke planifikuar që e mitura të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë që do të merrte do të blinte lojëra, fakt ky i cili përveçse është deklaruar nga e mitura është pohuar edhe nga personi nën hetim, i mituri H” thuhet në vendim.

Tetë djemtë akuzohen për veprën penale parashikuar në neni 100/2 i K. Penal i cili parashikon vetëm dënimin me burgim me një minimum prej jo më pak se 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com