Shorti “Euro 2016”. Shqipëria në grupin A, me Francën

al

Shorti i sapo hedhur ne France e ka vendosur Shqiperine ne grupin A me Francen vendin prites te ketij kampioonat euro 2016 . Ne kete grup ndodhet edhe rumania dhe zvicra, nderkohe deri tani jane percaktuar edhe
Grupi B : Angli, Uells, Sllovakia
Grupi C: Gjermani, Irlanda e Veriut, Polonia
Grupi D: Spanja, Turqia, Çekia
Grupi E : Belgjika, Republika e Irlandës, Suedia
Grupi F : Portugalia, Islandë, Hungaria

Shqipëria bashkë me 23 ekipet kombëtare të kualifikuara në fazën finale të kampionatit europian “Francë 2016”, do të mësojnë te gjitha pas pak çastesh kundërshtarët e tyre. Ceremonia PO zhvillohet në Pallatin e Kongreseve të Parisit. Kuqezinjtë janë në vazon e katërt, së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, për shkak të koefiçentit të ulët. Dje u nis për në Paris edhe delegacioni zyrtar i FSHF, që do të marrë pjesë në këtë short. Ai kryesohet nga Presidenti Armand Duka. Në përbërje të tij, janë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, Zv/Sekretari Besnik Cela, trajneri i skuadrës Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj Alban Bushi. Më herët drejt Francës, janë nisur edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Denis Bastari dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun Xhankarlo Padovan, të cilët kanë marrë pjesë edhe në seminarin e organizuar nga UEFA. Është hera e parë që kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në një event, të përmasave të tilla, sic janë finalet e Kampionatit Europian. Ato do të zhvillohen nga data 10 qershor deri në 10 korrik në Francë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com