Shperthen Refik Halili: Mora një hale dhe e bëra stadium, borxhet e Tiranës i shlyej vetë

Presidenti i Klubit bardheblu Refik Halili në një lidhje telefonike për “Fair Play” në Ora News deklaron se është përpjekur të bëj ekip të mirë dhe likuidime borxhesh. Mbrëmjen e 6 janarit, në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” po trajtohej tema “Shkaqet e dështimit të Tiranës”.

“Stadiumi ishte një hale që ndodhej në mes të Tiranës, dhe të gjithë e harruan këtë. Ndërtova një stadium me forcat e mia me iniciativën time, pa bërë zë e thënë asnjë llaf. Është abuzuar shumë dhe diskutohet pas 3 vitesh për borxhet. Klubi kishte 2,4 miliard lekë borxh, ishte krijuar që nga viti 2011 ai. Një shumë tjetër e konsiderueshme ishte e Metush Seferit, ka filluar gjyqin shumë vite përpara dhe ka përfunduar në 2002 apo më vonë, është diçka që njihet. Ka dy borxhe që para vitit 2011. Është ai i Vatës dhe ai i Seferit. Borxhi tjetër është krijuar nga viti 2011, deri në vitin 2014.

“Flasin dokumentet që kur doli në privatizim u tha që është një shumë kaq që klubi ka borxh. Nga ky moment kemi likuiduar bashkë me bashkinë, ka dhënë 400 milionë lekë të vjetra për borxhin. Nga 2.4 miliardë lekë janë likuiduar 1,6 miliardë lekë. 

Jam i gatshëm tu vë të gjithë dokumentacionet në dispozicion. Edhe pse na nxorën nga kategoria, në 7 muaj nuk morëm penallti. 
Më vjen keq që të gjithë e dinë se çfarë masakre na u bë neve si klub për të na nxjerrë nga kategoria, në atë vit që nuk harrohet kurrë, ne arritëm të hyjmë në kupat e Europës.  

Arritëm të arkëtojmë rreth 1 miliard e gjysmë lekë të ardhura. Kishte edhe shpenzime sigurisht ku ishin pagesa që duheshin bërë“-përfundoi Halili.

Ta kisha ditur qe do sulmohesha kaq shume nuk do investoja

Refik Halili: “Jam munduar të bëj ekip të mirë dhe likuidime borxhesh. Në momentin që e privatizova, sapo shkova në Shkodër na vendosën në një vend dhe na hidhnin gurë nga mbrapa dhe pas dhe më dënuan 15 ndeshje, që unë të thoja, oj nënë oj nënë çfarë qenka, largohu shpejt nga kjo se u mbyte. Rezistova, vazhdoj të punoj dhe po bëjmë dhe investime.

Ta kisha ditur këtë sulm që më bëhet dhe vazhdoj të bëhet nuk do të kisha bërë këtë investim. Do të kisha mbajtur një ekip sa për të qenë në superiore dhe do të kisha larë sa më shpejt borxhet dhe do të kisha vazhduar të investoja sa më shumë në infrastrukturë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com