Shqipëri-Lichtenstein, Dalin në treg biletat, FSHF me promocion

Kanë dal në treg biletat e përballjes mes Shqipërisë dhe Lichtensteinit që do të zhvillohet më datë 2 shtator në “Elbasan Arena”. Kjo sfidë do të jetë edhe premiera e trajnerit të ri Christian Panucci në stolin e skuadrës tonë përfaqësuese.  Federeta Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë sportdashësit në lidhje me çmimin e biletave në kuadër të këtij dueli.

Në tribunën qëndrore B3 çmimi do të jetë 8000 lekë të reja. Më pas do të vijë në rënië për tribunat në krah të asaj qëndrore, nga 6400 deri në 4800. Në tribunat përballë një biletë do të kushtojë 2400 lekë, në ato anësore 1600 , ndërsa pjesët prapa portave nga 1200 deri të me e lira 800 lekë të reja. Këto janë çmimet promocionale që FSHF ka ofruar, pra me 20% ulje, një promocion që do të jetë i vlefshëm deri më 14 Gusht e më pas çmimi i biletave do të jetë i plotë. Risia e këtij promocioni ka të bëjë me ndeshjen Shqipëri -Itali që do të zhvillohet më 9 tetor në Shkodër. Cilido që blen një biletë për takimin kundër Lichtensteinit do të ketë mundësinë të blejë menjëherë nëse ka dëshirë edhe një biletë për sfidën kundër “të kaltërve” që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, gjithashtu kush shpenzon për biletën e ndeshjes përballë Lichtensteinit i rezervohet edhe 50 % ulje në çdo artikull të dyqanit zyrtar të federatës në rrugën e Elbasanit. Natyrisht biletat mund të përfitohen online në faqën zyrtare të FSHF-së ose pranë dyqanit të sipërpërmendur. Me sa duket institucioni që drejton futbollin në vendin tone po bën maksimumin që stadium i Elbasanit të jetë plotë me tifozë më 2 shtator në orën 18 : 00 në duelin kundër Lichtensteinit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com