Shqipëria humbi 7 vende në lirinë e medias, Meta: Kambanë alarmi!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të indeksit të lirisë së mediave, ku Shqipëria ka humbur 7 pozicione.

Në një reagim, kreu i shtetit shqiptar thotë se kjo është një kambanë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

“Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve. Angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike”, thuhet në reagimin e Presidentit.

Duke përmenduar nenin 49 të Traktatit të Lisbonës, i cili e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj.

“Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike. Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit. Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre. Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik”, thuhet në reagimin e Kreut të Shtetit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com